E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Te pezullohet Hoxha


Prokuroria e Tiranes ka kërkuar pezullimin e drejtorit të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha pas padisë së bërë nga dy punonjëset e Drejtorisë së Taksave për dhunë fizike ushtruar ndaj tyre.

Nderkohe keshilltaret socialiste ne Keshillin Bashkiak te Tiranes insistojne ne kerkesen e tyre per mbledhje urgjente te Keshillit, duke marre shkak dhe nga incidenti i rende i Policise Bashkiake, nje dite me pare ne mjediset e Top Channel, prane ish-Kinostudios.

"Kemi kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj dy grave në zyrat e shtetit, por fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak, apo nga Bashkia. Po ashtu ngjarja e djeshme, dhunimi që u bë në ambientet e Top Channel me bekimin e bandave të Bashkisë së Tiranës dhe policisë Bashkiake, eshte një akt edhe ky shumë i rëndë ndaj mediave. Ne u kërkojmë ambasadorëve që të mos keqpërdoren si sfond nga kryetari i bashkisë, në një kohë kur po dhunohen zyrtarë në zyrat e bashkisë, nga ana tjetër gjithë populli i Tiranës e di se cfarë përfaqëson një qeverisje me nivel qëndror, kur vjedh votat, tashmë e sheh cfarë përfaqëson një qeverisje në nivel lokal kur vjedh votat", tha kryetari i grupit te keshilltareve te opozites, Aldrin Dalipi.

Eshte e disata here qe keshilltaret socialiste kerkojne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, i cili si rregull, pervecse njehere ne muaj, mblidhet edhe kur thirret nga kryetari i bashkise, prefekti dhe 1/3 e keshilltareve.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Arsimi publik është në duar të militantëve
Mustafa Nano - Dje, në “Shqip” ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. "Deja Vu" helenike
Artan Lame - Ma ka pasur gjithnjë ënda që për atë ç’ka ndodh këtu në Shqipëri të sjell shembuj të ngjashëm nga e shkuara, për të treguar se historia jonë është vazhdimisht një “deja vu”. Mirëpo me ç’po duket, kjo mënyrë e të bërit të gjërave nuk është punë shqiptarësh, por punë ballkanasish, sepse e gjithë kriza e sotme greke po të shihet ca më thellë, edhe ajo s’është gjë tjetër veçse një “deja vu” e madhe ballkanike.
Berisha, lobim për Kosovën
Ne New York, me një axhendë intensive takimesh, kryeministri Sali Berisha po bwn lobing për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës, për thithjen e investimeve të huaja, si dhe po u shpjegon partnerëve europiane dhe amerikanë për zhvillimet politike në vend dhe përpjekjet për integrimin europian. Reforma zgjedhore
Krerët e opozitës janë ulur në një tryezë të përbashkët e cila ka patur si qëllim kryesor unifikimin dhe informimin me hapat e mëtejshëm në proçesin e reformës zgjedhore. Menaxhimi i mbetjeve, diskutohet projekti
170 milionë euro është kostoja për zbatimin e projektligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që po diskutohet nen për nen në Komisionin e Integrimit.

Lajmet kryesore

Beteja e humbur me korrupsionin
Studimi, qytetarët: Paguajmë që të marrim shërbimin
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Berisha, ftesë nga Nasdaq
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›