Berisha Kriza greke nuk ndikon ne Shqiperi

Kryeministri Sali Berisha deklaron se kriza ekonomike greke nuk ndikon ne Shqiperi.Duke folur në një intervistë për televizionin amerikan "CNBC", deklaroi se emigrantët po vijnë në Shqipëri me financa dhe po ndërtojnë dicka në vendin e tyre.
Kryeministri u shpreh optimist dhe tha se Shqiperia do ta kaloje situaten aktuale financiare ne menyre te suksesshme.
Nderkohe me heret kryeministri Sali Berisha mbylli tregun elektonik te aksioneve ne Nasdaq, bursa e dyte me e rendesishme e aksioneve ne Shtetet e Bashkuara.Ky ishte nje rast shume i mire per kryeministrin Berisha per te reklamuar ne televizionet ekonomike amerikane, qe transmtojne drejtpersedrejti mbylljen e bursave nderkombetare, modelin ekonomik shqiptar. Sipas kryeministrit Berisha fale ketij modeli Shqiperia eshte e hapur per bizneset. Rruga jone nuk eshte nje bulevard me lule, por kjo eshte nje rruge me shpresa, eshte nje rruge per endrrat qe behen realitet
Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise Shqiperia jo vetem nuk ra ne recension ekonomik, por rritja e saj eshte e qendrueshme dhe vendi ka rritur ne menyre te jashtezakonshme investimet e huaja.
"Modeli yne ekonomik eshte i bazuar ne qeveri te vogel, ne barre te ulet fiskale, ne investime te medha dhe ne klimen me te mire te mundshme miqesore ndaj investitoreve. Ne raportin e Konkurueshmerise Globale ju do te gjeni se qeveria ime qendron perkrah 10 qeverive te para te botes per nderhyrjen me te ulet ne ceshtjet ekonomike", tha Berisha.
Nga qendra e burses Nasdaq ne New York, perpara se t’i binte ziles se mbylljes per shkembimin e aksioneve, kryeministri Berisha leshoi edhe nje mesazh per te gjithe investitoret e huaj.
"Sot Nasdaq-u po mbyllet, por Shqiperia eshte e hapur per bizneset. Rruga jone nuk eshte nje bulevard me lule, por kjo eshte nje rruge me shpresa, eshte nje rruge per endrrat qe behen realitet", tha Berisha.
Ne kete kohe te turbullt per bursat nderkombetare, prania e kryeministrit Berisha rezultoi te ishte me fat, pasi te marten, bursa e Nasdaq, u mbyll me 0.84 pike me mire se nje dite me pare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Beteja e humbur me korrupsionin
Instituti i Statistikave publikoi për herë të parë një anketë që përpiqet të masë nivelin real të korrupsionit Shqipëri, duke pyetur 5700 qytetarë në të gjithë vendin. Rezultatet tregojnë se 1 në 3 qytetarë, që troket në zyrat e shtetit ose paguan, ose i kërkohet rryshfet. Financat, nisin negociatat për buxhetin
Në Ministrinë e Financave ka zhvillime intensive për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2012. Në fund të muajit gusht, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera kanë paraqitur buxhetet paraprake, duke iu përmbajtur planit të miratuar në korrik për tavanet e shpenzimeve të lejuara. Shqiptarët harxhuan më pak në bixhoz
Sasia e parave që shqiptarët lënë nëpër lojëra fati, kazino e lotari të ndryshme këtë vit besohet se është reduktuar paksa në raport me një vit më parë, bëhet e ditur nga raporti për të ardhurat buxhetore të Ministrisë së Financave. “Ekonomia botërore në rrezik”
Vlerësimet e sapo publikuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kanë ulur sërish rritjen ekonomike për Shqipërinë lidhet me kontekstin ekonomik botëror. FMN pesimiste për Shqipërinë
Fondi Monetar ka përkeqësuar vlerësimet për ekonominë shqiptare duke ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të këtij viti në 2.5 përqind.
Lajmet kryesore
Beteja e humbur me korrupsionin
Studimi, qytetarët: Paguajmë që të marrim shërbimin
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Thaci: Në veri do të rikthehet rendi dhe ligji