Prokuroria Tre muaj burg per Tacin
Tre muaj burg per biznesmenin Rezart Taci si edhe per dy truprojat e tij eshte kerkesa e bere nga ana e prokurorise se Tiranes ne lidhje me dhunimin ndaj gazetarit Mero Baze.
Pretenca u dha paraditen e se merkures ne gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane pas shqyrtimit gjyqesor disa mujor te ketij procesi. Prokuroria e ka cilesuar fajtor biznesmenin Taci si edhe dy truprojat e tij per akuzen e goditjes per shkak te detyres dhe kerkojne burgosjen e tre te akuzuareve te ketij procesi.
Prokurori Gjergji Trako duke lexuar konkluzionet perfundimtare te prokurorise ngriti pretendimin se ne sallen e gjyqit jane sjelle prova te mjaftueshme per akuzen e ngritur. Gjykata tha se do te shprehet me vendimin perfundimtar javen e ardhshme.