E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS rezolute per statusin

Partia Socialiste ka hartuar nje rezolute permes se ciles shprehet angazhimi i politikes shqiptare ne permbushje te detyrimeve qe burojne nga opinioni i Komisionit Europian ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Ne piken e pare te kesaj rezolute kerkohet angazhimi i paleve per te zgjidhur krizen politike ne vend duke garantuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara mbeshtetur mbi oferten e kompromisit te opozites ne baze te Rezolutes se Parlamentit Europian duke filluar menjehere hetimin parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore.

Me tej thuhet ne rezolute menjehere pas fillimit te hetimit per zgjedhjet te niset puna e perbashket per kuadrin zgjedhor qe do te garantoje mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standartet europiane. Me tej kerkohet nxjerrja e pergjegjesive te Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e marrjen e statusit te vendit kandidat.

Ne rezolute percaktohen si pika te tjera te rendesishme sigurimi i pavaresise kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise duke kontribuar vecanerisht per rritjen e pergjegjshmerise dhe eficences se tij nepermjet disa reformave te perbashketa.

Nderrmarja e nje nisme te perbashket kunder krimit te organizuar kultures se pandeshkueshmerise e korrupsionit ne te gjitha nivelet. Me tej kerkohet pergatitja miratimi dhe zbatimi i nje strategjie dhe Plan Veprimi Kombetar per Pronen duke iniciuar nje proces te gjere e gjitheperfshires konsultimi ne perputhje me jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Ne rezolute nuk mbeten pa permendur edhe autonomia e medias dhe sigurimi i autonomise vendore ne zbatim te kartes se Evropiane te Autonomise Vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›