E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, akuzë të re Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS

TIRANË- Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, i dënuar për vrasje, do të ulet sërish në bankën e të akuzuarve. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen e radhës ndaj të riut, Xhuvani.

Ai akuzohet për veprën penale 'goditje për shkak të detyrës'. Dosja penale ndaj tij i është nënshtruar shortit, i cili ka përcaktuar treshen gjykuese të kryesuar nga Regleta Panajoti për shqyrtimin e saj.

Sa u përket rrethanave të ngjarjes, prokuroria ka qenë mjaft e rezervuar, por faktet, objekt akuze, do të zbardhen në ditët në vijim.

Kostandin Xhuvani ndodhet prapa hekurave, pasi Gjykata e Tiranës e dënoi me 2 vite burg për vrasjen e të njohurit të tij, Alfred Musabelliut.
(Shkrimin mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›