Prokuroria burg perjete gjykata e fal
Gjykata e Vlores ka shpallur dje te pafajshem Gramoz Halilajn banor i fshatit Mesaplik te Vlores i akuzuar per vrasjen me 9 korrik te vitit 2008 te bashkefshatarit Mitat Sulce. Halilaj akuzohej per vrasje me dashje armembajtje pa leje si dhe kultivim te bimeve narkotike. Trupi gjykues i kryesuar nga Mirela Mishgjoni Elvana Cicolli dhe Artur Malaj kane dhene dje vendimin ndaj te akuzuarit per vrasje duke e shpallur ate te pafajshem. Mirela Mishgjoni e cila ka lexuar edhe vendimin ka deklaruar se ne perfundim te hetimeve Gjykata e Shkalles se Pare te Vlores e shpall te pafajshem Halilajn. Sipas trupit gjykues nga tre akuzat e ngritura ndaj Halilajt nuk eshte vertetuar asnje gjate procesit gjyqesor dhe ka kerkuar lirimin e menjehershem te tij duke e deklaruar te pafajshem. Prokurori i ceshtjes Maksim Sota pas vendimit te marre nga gjykata eshte shprehur se jemi te pakenaqur nga vendimi dhe se do ti drejtohet Gjykates se Apelit te Vlores brenda afatit te percaktuar nga ligji pra brenda 10 diteve. Akuza ka kerkuar ndaj Halilajt burg perjete ndersa ka formuluar ndaj tij tri akuza vrasje me paramendim armembajtje pa leje dhe kultivim te bimeve narkotike. Kjo e fundit ka rezultuar gjate kontrollit ne stanet e te pandehurit. 40-vjecari Halilaj akuzohet per vrasjen e 53-vjecarit Mitat Sulce ne sy te te birit ngjarje e cila ka ndodhur dy vjet me pare ne fshatin Mesaplik. Prokurori i ceshtjes duke iu referuar rrethanave te ngjarjes tha se organi i akuzes ka prova te mjaftueshme te cilat vertetojne se autori i ngjarjes eshte Halilaj. Per kete ai tha se jane gjetur te njejtat gezhoja te se njejtes arme ne vendngjarje dhe stanin e Halilajt. Alibia e te pandehurit per prezencen ne diten e ndodhjes se ngjarjes sipas deshmive te dhena me pas nuk qendron nderkohe qe djali i viktimes ka njohur disa detaje ne lidhje me autorin te cilat perkojne me te pandehurin. Prokurori Sota pasi ka formuluar tri akuzat ka kerkuar burgim te perjetshem dhe nje gjobe prej 2 milione leke per Halilajn. Avokati mbrojtes ka kerkuar kohe te perfaqesohet duke e shtyre prezantimin e tij ne nje date te dyte. Ngjarja daton me 9 korrik 2008 rreth ores 23.00 teksa shtetasi Mitat Sulce po shkonte ne shtepine e tij se bashku me te birin 17-vjecar. Kur kane qene prane baneses duke u kthyer nga puna e perditshme ne shtepi nje person i ka zene prite dhe e ka qelluar me arme zjarri. Arma ka qene tip automatik dhe nga hetimet e kryera sipas prokurorit rezulton se gezhojat e vendngjarjes jane gjetur edhe ne stanin e Gramoz Halilajt. Per kete arsye ne shtator te vitit 2008 u be arrestimi i Gramoz Halilajt i cili implikohej pas kesaj edhe per nje sasi bimesh narkotike te gjetur ne stanin e tij. Sipas prokurorit konflikti mendohet te jete me i hershem kur Mitat Sulce ka akuzuar Gramoz Halilaj dhe vellain e tij Shkelqimin se i kane vjedhur disa bageti ne vitin 2000. Shtetasit kane qene krushq ata kane nje moter te martuar me djalin e xhaxhait te Sulces. Para se te ndodhte vrasja motra e tyre M.S. ka debatuar me viktimen per arsye se bagetite e saj vinin shpesh ne arat e mbjella te tij. Gjate debatit ai e ka qelluar ate me pellembe dhe qe ne ate moment ajo eshte shprehur do ta shikosh se cfare do degjohet.
Sipas prokurorise kjo dyshohet te jete arsyeja qe ka ndodhur edhe vrasja.