E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria con në Apel 3 të akuzuarit për 21 janarin

TIRANË- Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për tre të akuzuarit e 21 janarit, Ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Arjan Madhi si dhe shefin e IT së kryeministrisë, Armando Kasaj.

Prokuroria pasi shqyrtoi rezultatet e akt-ekspertimit të FBI, kërkoi më 23 janar arrest me burg për të sipërpërmendurit, por gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë në arrest shtëpie. Prandaj sot, Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, nga arrest shtëpie në arrest me burg.

Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, ndërsa shoferi i tij Arjan Adhami, akuzohet per bashkëpunim në vrasje si dhe moskallzim krimi. Ndërkohë ndaj IT, Kasaj, pokurorët dyshojnë se ai ka fshirë atë pjesë të filmimeve kur Garda ka qëlluar mbi protestuesit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›