Berisha: Me reforma shmangëm krizën, modeli ynë garantoi suksese
TIRANE - Në mbledhjen e grupit Kuvendor të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi ekonomisë së vendit, duke u ndalur kryesisht tek zhvillimi i biznesit.
Sipas shefit të qeverisë, reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit bënë të mundur shmangien e krizës ekonomike që ka përfshirë vendet e eurozonës.
“Nëse ndiqni krizën e sotme europiane dhe botërore, në themelin e vërtetë të saj ka mungesën e reformave, me të cilat ekonomitë e vendeve të lira duhet të përshtateshin. Fryma e liberalizimit është e vetmja që do të nxjerrë nga kriza këto vende.”- tha Berisha.
Sipas kryeministrit, modeli marksist i taksës progresive, që kërkon të rikthejë opozita, është një faktorët kryesore të krizës së sotme globale, ndërsa theksoi se “modeli ekonomik i Shqipërisë, i bazuar në taksat e ulta, klimën miqësore dhe luftën kundër korrupsionit ka bërë të mundur që në katër vjet vendi të ridemensionojë disa herë potencialin e saj të biznesit”.
Më tej shefi i qeverisë theksoi se “Censusi i fundit faktoi se gjatë 4 viteve të fundit në vendin tonë u gjellëruan bizenese sa rreth 15 vite të marra së bashku Statistikat e Censusit janë dëshmia më e shkëlqyer e suksesit të këtij modeli ekonomik”.
Ndër të tjera, kryeministri nënvizoi se në sajë të këtij modeli ekonomik, është bërë e mundur rritja e të ardhurave buxhetore, përmes mbledhjes së taksave, që siç tha a ai mundësuan dyfishimin e pagave dhe pensioneve.
(er.nu/BalkanWeb)