E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia, ACIT raport: Kanë rënë eksportet shqiptare

Qëndra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) publikoi raportin 2008. ACIT Raporti tregon deficit ne tregti dhe renie te eksporteve. Raportin e komenton ministri Ruli dhe USAID 

TIRANE-Qëndra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) ka sinjalizuar sot nëpërmjet raportit vjetor për vitin 2008 se janë ngadalësuar eksportet shqiptare drejt vendeve të tjera. ACIT bëri të ditur se janë ende prezent faktorët që ndikojnë në rënien e tregtisë shqiptare. "Eshte rritur deficiti i tregtise", citohet ne raport. Për këtë arsye kjo qëndër e tregtisë ka kërkuar nga qeveria masa sa më të shpejta për të tregtinë.
Në prezantimin e raportit të ACIT ishte pjesmarrës edhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjtikës, Genc Ruli si dhe Drejtoresha e USAID në Shqipëri, Mahoney.
Ruli e vlerësoi raportin tepër të ndjeshëm në kushtet e krizës që kërcënon vendet e botës dhe Shqipërinë. Sipas ministrit, kriza ka lënë gjurmë në tregtinë e jashtme, si pasojë kjo ka nisur të ndjehet edhe në Shqipëri. Por, gjithsesi ministria Ruli theksoi se Shqipëria nuk do marrë masa proteksionizmi si disa vënde që e përdorin këtë. Sipas tij, ekonomia e hapur është baza për një ekonomi të fortë.
Nga ana e saj drejtoresha e USAID vërejti se ekonomia shqiptare ka ende probleme duke përmendur këtu, deficitin e tregtisë. Ajo theksoi se është urgjente nevoja për konkuershmërinë duke ërkuar që ajo të jetë e hapur. Drejtoresha e USAID u pajtua me mendimin e Rulit duke këmbëngulur që proteksionizimi nuk i shërben aspak ekonomisë. Në emër të USAID, Mahoney garantoi mbështetje në forcimin e ekonomisë së Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›