Prokuroria, dënim me gjobë për mjekun anglez
Sipas organit të akuzës, mjeku kishte dijeni se fëmijët e strehuar në qendrën "Fëmijët e tij" që administrohej nga David Braun, abuzoheshin seksualisht dhe një fakt të tillë nuk e kishte denoncuar në organet kompetente
TIRANE-Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës cilësimin fajtor dhe dënimin me 3 milionë lekë të vjetra gjobë për mjekun anglez të klinikës "ABC" në Tiranë, Gay Eshelman. Sipas organit të akuzës, mjeku kishte dijeni se fëmijët e strehuar në qendrën "Fëmijët e tij" që administrohej nga David Braun, abuzoheshin seksualisht dhe një fakt të tillë nuk e kishte denoncuar në organet kompetente. Skandali seksual në qendrën "Fëmijët e tij" u zbulua pesë vite më parë dhe në pranga përfundoi David Braun dhe dy miqtë e tij, Dino Kristodulos dhe Robin Arnold. Gjatë procesit gjyqësor të Braun-it u zbulua se drejtori i klinikës mjekësore "ABC" në Tiranë, mjeku anglez Eshelman kishte pasur dijeni për abuzimet seksuale që kryheshin në qendër. Madje, një gjë të tillë e pohoi dhe vetë në proces, duke u justifikuar me faktin se "nuk kishte besim të autoritetet shqiptare, ndaj nuk denoncoi". Prokuroria e vuri nën akuzë mjekun dhe tashmë kërkon dënimin e tij.
(d.b/BalkanWeb)