Presidentët e Ballkanit Perëndimor takohen në Vlorë
Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi sot se në këtë takim qe do te mbahet me 23-24 Qershor do të marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Presidenti i Malit të Zi, Presidenti i Maqedonisë dhe Presidenti shqiptar
TIRANË- Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, do të takohen në qytetin e Vlorës në datat 23-24 qershor.
Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi të premten se në këtë takim do të marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti shqiptar, Bamir Topi.
Të katër Presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të takimit dyditor të katër personalitetet e larta do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.
(d.b/BalkanWeb)