E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria dërgoi sot në gjyq mjekun e akuzuar për korrupsion

Prokuroria  ka përfunduar hetimet ndaj ish- shefit të Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, mjekut Ardian Nelaj,  i  dyshuar për "korrupsion".   Lajmi u konfirmua sot  nga burime zyrtare pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat pohuan se çështja penale në ngarkim të mjekut Ardian Nelaj u regjistruar për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. 38 vjeçari Nelaj, me profesion Mjek - Kirurg,  u arrestua pak muaj më parë nga forcat e policisë së Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit, si i dyshuar për  marrje rryshfeti  nga të afërm të pacientëve që,   operonte në sallën e Urgjencës së Spitalit Nr.2 Tiranë. Forcat e policisë i bllokuan atij me  cilësinë e provës materiale edhe një sasi lekësh.  Procesi gjyqësor ndaj mjekut-kirurg Ardian  Nelaj, i akuzuar  për  "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", pritet të nisë këto ditë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›