E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria dergon per ekspertim predhen e nxjerr nga koka e Nikajt

TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se Tiranes qe po heton ngjarjen e demonstrates se 21 janarit dhe pasojat e saj ka administruar predhen e plumbit qe i solli vdekjen lezhjanit Aleks Nika dhe me pas e ka derguar ate per ekspertim balistik dhe krahasues me armet e efektiveve te Gardes se Republikes ne laboratorin e Policise Shkencore te ministrise se Brendshme.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe atyre prane Policise se shtetit te cilet sqaruan se me ardhjen e trupit te viktimes se katert te demonstrates se 21 janarit autoritet turke kane dorezuar edhe predhen e nxjerr nga koka e viktimes 36-vjecar Nika. Ardhja e trupit te viktimes ne arkivol eshte shoqeruar edhe me gjithe dokumentacionin perkates mjekesore te shtetasit Aleks Nika.


Autoritetet turke pervec trupit i kane dorezuar familjareve edhe akt-ekspertimin mjeko-ligjor te shkakut te vdekjes dhe pershkrimit te plageve te marra te shoqeruar me predhen e nxjerr nga koka pas nderhyrjes kirurgjikale-thuhet nga burimet. Sipas tyre kjo predhe e cila ishte vendosur ne nje qese plastmasi dhe me pas ne nje zarf te bardh te firmosur nga tre persona ekspertet e mjekesise ligjore dhe nje efektive i policise turke te shoqeruar me fotot perkatese ia kane dorezuar prokurorise.


Hetuesit e ceshtjes dorezimin e zarfit me predhen e plumbit brenda e kane administruar me vendim te marrjes se proves se firmosur nga njeri nga gjashte prokuroret e ceshtjes te shoqeruar me nje procesverbal dorezimi nga familjaret. Me pas ky zarf eshte dorezuar ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore per ta krahasuar ate me gezhojat dhe armet e gardisteve qe diten e demonstrates kishin ne perdorim.


Sipas ketyre burimeve mesohet se predha e nxjerr nga koka e te vrarit te katert te demonstrates eshte llojit 9 mm te armeve MP-5 qe kane ne perdorim efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes.


Gjithashtu po keto burime konfirmuan se mjeket e Spitalit te Ankarase ne Turqi ne raportin perfundimtar te ekspertizes mjeko-ligjore kane pershkruar me detaje te gjitha mjekimet dhe nderhyrjet kirurgjikale ne plagen e 36-vjecarit Aleks Nika banor i fshatit Gryke-Manati te komunes Kolsh te Lezhes.


Por ky pershkrim i raportit mjekesor eshte bere ne gjuhen turke cka e ka detyruar grupin hetimor te prokurorise te caktoje nje perkthyes zyrtar per te perkthyer dokumentet zyrtare te spitalit te Ankarase dhe me pas ta administroje ne dosjen hetimore.


Nderkaq grupi hetimor i prokurorise se Tiranes me ndihmen e deshmitareve te ndryshem kane arritur te zbardhin edhe vendin ku mendohet se ka qene ne momentet e marrjes se plumbit ne koke 36-vjecari Nika.


Nga pyetja e deshmitareve te pranishem ne demonstraten e 21 janarit qe kane qene afer viktimes Aleks Nika rezulton se ky i fundit ne momentin e marrjes se plumbit ne koke ka qene afer trotuarit te zyrave te Kontrollit te Larte te Shtetit ne afersi te cepit te rruges mes Gjykates Kushtetues dhe dy kullava binjake-thuhet nga burimet e akuzes dhe policise.


Sipas ketyre burimeve plagosja e Nikes ka ndodhur shume prane vendit ku eshte qelluar per vdekje shtetasi Faik Myrtaj nga Fieri dhe ku jane plagosur dy persona te tjere. Ne momentin e vrasjes sipas deshmive Nika ka qene me duar ne xhepa me fytyre te kthyer nga porta e kryeministrise ku disa demonstrues po qellonin me gur drejt gardisteve qe po ruanin ndertesen e kryeministrise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›