E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Fierit sot dhuron gjak per Kryqin e Kuq Shqiptar

FIER- Me kerkese te drejtuesit te Prokurorise se Fierit prokurorit Besnik Cani dhe me mbeshtetjen e punonjesve te ketij institucioni te akuzes mengjesin e sotem do te dhurojne gjak per Kryqin e Kuq Shqiptar dega Fier me deshiren e tyre nje pjese e mire e stafit te Prokurorise. Ky fakt u konfirmua pasditen e djeshme nga stafi i selise se Kryqit te Kuq Shqiptar ne Fier dhe nga vete drejtuesi i institucionit te akuzes prokurori Cani.


Ky i fundit u shpreh se kjo eshte nje nisme vullnetare e personelit te Prokurorise se Fierit per ti ardhur ne ndihme te gjithe atyre personave qe kane nevoje per gjak. Pritet qe paraditen e sotme ne ambientet e institucionit te akuzes te vendosen disa krevat nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe me pas punonjesit e institucionit te akuzes me deshiren e tyre te dhurojne sasi te ndryshme gjaku per personat ne nevoje.

Kjo eshte nisma e pare kur nje institucion i akuzes sic eshte rasti i Prokurorise se Fierit qe merr iniciativen per te dhuruar gjak per Kryqin e Kuq Shqiptar. Nderkohe sipas studimeve te ndryshme mjekesore gjaku eshte nje pjese shume e rendesishme e organizmit te njeriut. 40 - 45 e gjakut perbehet nga rruazat e kuqe qe jane mbartese te Oksigjenit dhe pjesa qe ngelet 55 - 60 eshte plazma qe permban nje pjese te vogel rruazash te bardha faktoret e kaogolimit dhe trombocitet.


Te gjithe komponentet e gjakut mund te perdoren dhe secili prej tyre luan nje rol te rendesishem ne shpetimin e jetes se individeve ne komunitet. Ne organizmin e njeriut ka rreth 5 litra gjak. Humbja me shpejtesi e nje sasie te konsiderueshme gjaku afersisht 1.5 litra rrezikon jeten ndersa dhenia e nje sasie gjaku prej 300 - 350 ml nuk i kushton asgje nje organizmi te shendoshe i cili e zevendeson shpejt ate.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›