Ambasadoret Hetoni djegien e barakave te romeve
TIRAN- Pak dite pas debimit me dhune te banoreve rome nga banesat dhe barakat e tyre prane stacionit te trenti te cilat u dogjen nga disa persona Ambasadoret e SHBA-se OSBE-se dhe Komisionit Europian ne Tirane reaguan duke kerkuar qe autoritetet shqiptare te hetojne rastin ne fjale si dhe tju ofrojne ndihmen e nevojshme te shperngulurve.
Reagimi i perfaqesuesve te trupit diplomatik erdhi nepermjet nje deklarate te perbashket te dhene nga ambasadori Aleksander Arvizu kreu i misionit te OSBE- se Eugen Wollfarth dhe ai i KE-se ne Tirane.
Prezenca e OSBE-se dhe delegacioni i BE-se ne Shqiperi ambasada e SHBA-se ne Tirane jane informuar se prej 20 shkurtit 2011 per disa dite se dhjetera familje rome jane larguar me force nga vendqendrimi i tyre nga persona te paidentifikuar te cilet u vune zjarrin barakave ku ata jetonin dhe i perzune prej tyre-thuhet ne deklaraten e mesiperme.
Te tre ambasadoret thone ne deklarate se i nxisin autoritetet per te siguruar asistencen e nevojshme sociale per strehimin e atyre njerezve qe kane mbetur te pastrehe.
Me tej drejtuesit e misioneve thane Verejme se si pasoje e ketyre veprimeve pati lendime te renda dhe nje numer i madh njerezish duke perfshire edhe femije u detyruan te zhvendoseshin nga vendbanimi.
Reagimi i mesiperm erdhi pak dite pas publikimit te lajmit se banesat e familjeve rome ne afersi te stacionit te trenit ishin sulmuar nga persona te panjohur dhe me pas ishin ato ishin djegur.
Disa familje rome treguan per gazeten Shekulli se nje grup personash jo vetem se i sulmuan e iu dogjen barakat ku strehoheshin por edhe se grate dhe vajzat e tyre ishin sulmuar e ngacmuar seksualisht nga personat qe iu dogjen shtepite dhe i sulmuan.
Deklarata e tre ambasadoreve shton se ne opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per anetaresim Komisioni Evropian ka identifikuar luften kunder diskriminimit dhe mbrojtjen e te drejtave te romeve si fusha paresore ku duhet kushtuar vemendje nga autoritetet. Me tej ata kerkuan hetimin e ngjarjes shqetesuese te shkurtit ndersa nxisin autoritetet per te siguruar ndihmen sociale per strehimin e familjeve qe tashme jane te pa pastrehe. Ne fund ata kerkuan dhenien fund te diskriminimit ndaj komunitetit rom.
Shoqatat qe kujdesen per romet
Sot do denoncojme ne prokurori keqberesit
Pak dite pas denoncimit publik te djegies se banesave rome shoqatat ne ndihme te familjeve rome dhe shoqata komunitare qe financohen nga nje organizate britanike thane dje per gazeten Shekulli se do te denoncojne ne prokurori bashke me familjet rome agresoret dhe personat qe sulmuan familjet rome ne muajin shkurt dhe me pas iu dogjen atyre banesat.
Nje nga drejtuesit e shoqatave tha se do te denoncojne ne prokurorine e Tiranes ngjarjen e 21 shkurtit dhe do te ndihmojne familjet rome qe te deponojne kallezimet e tyre ne ngarkim te personave te dyshuar me qellim qe ata te vihen perballe drejtesise.
Kemi kontaktuar me nje avokat dhe nepermjet tij ne do te ndihmojme dhe asistojme familjet me qellim qe ato te denoncojne ne prokurori te gjithe ngjarjen dhe veprimet e personave qe i sulmuan gjate dates 20 deri me 25 shkurt te ketij viti- tha nje drejtuese e njeres prej shoqatave.