Ermela Teli Kinemaja qe dua te bej

Nje regjisore e re tenton te beje nje film me buxhet 0 por nuk ia del. Megjithate nuk dorezohet.
Ermela Teli eshte gati te hyje ne konkurrim ne Qendren Kombetare Kinematografike me te njejtin projekt Nekrobulevard drame sociale e te sotmes
Duke pare mundesite e kufizuara financiare per te bere nje film ne Shqiperi Ermela Teli mendoi ti hynte pa para punes per filmin e trete artistik me metrazh te shkurter. Por kur hodhi e hapin ne praktike kontribuesit aktore teknike producente u terhoqen.
Keshtu qe Teli ndoqi rrugen standarde per realizmin e Nekrobulevardit nje bashkepunim per regjine dhe skenarin me Ergys Meten.
Ajo pret te konkurroje ne Qendren Kombetare te Kinematografise. Projekti eshte prezantuar ne Qender nga shtepia filmike Project SXHJ dhe ka te siguruar distribucionin nga shtepia filmike franceze Hevadis Film Production.
Si ne dy filmat Shihemi 2009 dhe Homazh 2010 projekti i Nekrobulevard ndjek te njejten linje realiste te rrefimit te historise. Per kete drame te koheve te sotme jane zgjedhur aktore Keti Stamo dhe Dritan Arbana. Ermela ka realizuar edhe dy filma te shkurter produksione te huaja Non e Colpa Mia 2006 Rome We hear what we see 2010 Slloveni.
Si aktore ajo debutoi ne kinema me rolin e Klares ne filmin Tirana viti 0 me regji te Fatmir Kocit. Ne vazhdim e shohim ne Letra ere i Edmond Budines Etjet e Kosoves i Sunaj Races Eduard i Angeliki Antoniout dhe Sekretet i Spartak Pecanit. Ka studiuar aktrim ne Akademine e Arteve ne Tirane.
Ne teater ka interpretuar ne Kush ma martoi vajzen nga Ilir Bezhani Sherbetoret me regji te Donard Hasanit Pjata prej Druri me regji te Gezim Kames Antigona me regji te Yuri Dini dhe Te gjithe me huqe me regji te Kames.
Ermela jemi ne dijeni qe po realizoni nje film me buxhet zero. Nje vendim i guximshem. Si mund te realizohet
Kisha nje skenar te kopsitur mire dhe duke mos patur alternative per te gjetur buxhet i kerkova miqesisht shume njerezve nje favor per te realizuar bashke nje pune artistike pa buxhet.
E njejta gje do te ishte edhe per anen teknike. Ketu ka njerez qe zoterojne kamera teknike qe disponojne aparatura dhe zotesi per te punuar ne film. Mirepo kjo nuk nisme nuk funksionoi.
Gjithcka ka nje kosto ka vleren e vet sot. Secili kerkonte nje pagese me vete. Per fatin tim koincidoi qe ne kohen kur une isha ne kete lloj kerkimi mesova qe Qendra kishte hapur aplikimin per filma me metrazh te shkurter. Tani projekti ka kaluar ne forme krejtesisht zyrtare dhe shpresoj te aprovohet.
Per cfare behet fjale
Filmi titullohet Nekrobulevard dhe eshte bazuar ne histori te vertete. Nje regjisore kerkon te xhiroje nje dokumentar per Shqiperine. shte nje sinteze e se kaluares se saj me te tashmen me probleme.
shte nje film tragjik por ka nje mesazh shume te forte. Personazhi ka nje dashuri te madhe per te jetuar ne nje realitet pak konservator ne kushte aspak te favorshme. Ka nje fund tragjik pikerisht per arsye te nje devijance qe vjen nga mungesa e rendit ne shoqeri. Filmi trajton problemet e shoqerise sone qe regjisorja i fokuson ne dokumentarin qe ka nisur te xhiroje. 80 per qind e filmit eshte pasqyrim i refleksionit te saj ndaj shoqerise.
Duke iu referuar puneve te meparshme te tua shohim nje ndjeshmeri ndaj problemeve sociale.
Nuk e selektoj veten time te njerezit e pandjeshem apo indiferente. Perderisa jetoj ketu dhe perderisa cdo sens i imi orientohet ne kete qytet ne kete vend qe quhet Shqiperi gjithmone do e vleresoj ate qe ndodh ketu. Nuk do te kishte kuptim nese nuk do te ndertoja nje relacion te tille me vendin ku jetoj me boten qe me rrethon. Kjo eshte detyre e njeriut jo vetem e artistit.
Do te jete ai realizem si ne dy filmat paraardhes
Mua me pelqejne filmat realiste. Deri tani kam bere dy filma realiste dhe nje dokumentar po realist. Nuk me pelqen te bej eksperimente. Per mua ka rendesi aspekti realist dhe psikologjik i nje teme. Po ashtu skenari flet me nje gjuhe te vertete.
Kujt ia ke besuar rolet
Aktore kryesore eshte Keti Stamo qe jeton prej vitesh ne Itali. Ka studiuar per psikologji kinemaje. Ka vite qe punon si aktore. Nuk ka punuar kurre me Shqiperine.
shte nje aktore aktive per mua shume premtuese. shte zgjedhur Dritan Arbana nje aktor tjeter shqiptar i cili ka studiuar ne Australi dhe ai me eksperience te gjate filmi dhe teatri. Gezim Rudi ish-profesori im eshte ne rolin e nje doktori ne film. Kaq tani per tani.
Besojme se po shprehni edhe mendimin e kolegut regjisor
Jemi shume komod te dy sepse preferojme te njejtin karakter filmi duam te xhirojme ne te njejten menyre. Kemi rene dakord per formatin qe do xhirojme per kompozimin e kameres aktrimin per estetiken e filmit.
Ermela te shohim qe e ke nisur kete pune me energji dhe besim. Sa stimulues eshte ambienti ku behet kinemaja ne Shqiperi
Ndiej qe keto dy vitet e fundit ka pasur shume projekte. Nese deri dje jane ankuar te gjithe nuk ka film nuk ka kinema ska para ska mbeshtetje tani filmat po behen. Marrim shembullin e Bujar Alimanit nje regjisor shqiptar per te cilin jam e gezuar personalisht sepse e vleresoj si artist si njeri si dashamires shume i ndershem i kinemase. Ai e beri punen e tij si regjisor por edhe si artist qe perfaqeson Shqiperine. Kjo nuk eshte pak. Fakti qe ndodhin gjera te tilla do te thote qe duhet ta shohim ne sens pozitiv. Dhe une tani e shoh ne sens pozitiv. Ka deshire ka kembengulje ka seriozitet.
Ke ndonje projekt aktrimi ne duar
Po. Ne filmin E huaja dhe shtate mekatet qe do te xhirohet ne javen e pare te korrikut ne New Mexico me regjisorin David Becker. shte nje produksion mes New Mexicos dhe Los Angelesit. shte ftesa e pare qe behet per nje film ku une jam protagoniste. Ndoshta ky do te jete roli i pare qe une do te them Bera nje rol. E pres me shume deshire. Une ne kinema kam punuar gjithmone me synimin per te mesuar se cfare eshte filmi per te arritur ne kete stadin ku jam tani qe te bej vete nje film.