E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Gjykata ne meshire te policive private

Godinat e Prokurorise dhe te gjykatave qe prej janarit pritet te ruhen me punonjes te policive private


Prokuroria nis hapjen e tenderave per sigurimin e godinave te akuzes. Krimet e Renda me syte nga qielli


TIRAN- Godina e Prokurorise se Pergjithshme e Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet bashke me 26 ndertesat e institucioneve te tjera te akuzes perfshire qe nga 1 janari i vitit qe po vjen do te ruhen nga punonjes te policise private nese kryhet tenderi ne kohe.


Efektivet e Policise se Shtetit pritet qe ne kete menyre tiu lene celesat policeve private ashtu sic ndodhi me bankat shume vite me pare. Ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave me nr.333 te 28 prillit 2010 Per ruajtjen dhe sigurimin e objekteve shteterore te ndryshuar ne qershor te 2010 ndertesat e institucioneve te akuzes nuk do te ruhen me me punonjes policie.


Ky njoftim i eshte shperndare te gjithe institucioneve te akuzes ne vend te cileve iu eshte kerkuar te marrin masa per hapjen e tendereve dhe perzgjedhjen e fituesve dhe lidhjen e kontratave per ruajtjen e godinave ne te cilat ndodhen dosjet penale te shume personave te akuzuar per krime te renda. Sipas vendimit te qeverise te vetmit qe perfitojne ruajtjen nga efektive te Policise se Shtetit jane gjykatat e te gjitha niveleve ne vend.


Gjithsesi edhe ato do te ruhen vetem gjate orarit zyrtar te punes duke perjashtuar ditet e pushimit. Kjo i detyron ato te hapin gjithashtu tenderin per perzgjedhjen e kompanise private te sigurimit per te ruajtur ndertesen pas orarit zyrtar si dhe gjate diteve te pushimit. Sipas vendimit te qeverise nder institucionet kryesore te akuzes ne vend edhe ajo e Prokurorise per Krime te Renda mbetet ne meshire te policise private.


Nga ana tjeter kesaj prokurorie i eshte kerkuar nga te gjitha institucionet shteterore te kryeje hetimet pasurore ndaj te gjithe personave qe nuk justifikojne pasurine e tyre ne zbatim te ligjit Antimafia.


Nderkohe po ky institucion prej vitit 2005 ka marre ne shqyrtim duke hetuar dhe gjykuar shume persona me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepra te renda penale qe nga vrasjet trafikun e droges dhe femrave gjobevenes dhe hetimit pasuror mbi bazen e ligjit Antimafia.


Brenda kesaj ndertese ndodhen nje sere dosjesh penale te personave qe po hetohen dhe gjykohen per krijim te bandave kriminale e krime te ndryshme qe tashme do te ruhen nga punonjes te policise private


Sipas vendimit te qeverise institucione e akuzes duhet sa me shpejt te hapin tenderin per perzgjedhjen e firmes fituese te policise private per ruajtjen e ndertesave per ndryshe pas dates 1 janar ata do te mbesin ne meshire te grabitesve.


Ne lidhje me perjashtimin e institucionit te akuzes per ruajtjen me efektive te policise se shtetit Prokurorja e Pergjithshme me ane te nje letre drejtuar Keshillit te Ministrave pak kohe me pare i pat kerkuar qe te mos perjashtohen institucionet e akuzes nga ruajtja me efektive te policise shteterore.


Pasi sipas kryeprokurores Ina Rama Prokuroria e Pergjithshme dhe prokurorite ne varesi te saj nuk mund te ushtrojne detyren e tyre kushtetuese nen mbrojtjen e punonjesve te policise private. Gjithashtu qeveria nuk ka parashikuar edhe ne buxhetin e vitit 2011 per Prokurorit ndonje shtese per pagesat qe do kryhen ndaj efektiveve te policise private pas fitimit te tenderit per ruajtjen dhe sigurimin e objekteve.

Vendimi i qeverise

Vendim nr.333 date 28.04.2010 PR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE SHTETRORE
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te shkronjes dh te nenit 4 te ligjit nr.9749 date 4.6.2007 Per Policine e Shtetit dhe te ligjit nr.9936 date 26.6.2008 Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise me propozimin e Ministrit te Brendshem Keshilli i Ministrave
VENDOSI
1. Ministria e Brendshme ruan dhe siguron me punonjes te Policise se Shtetit selite e perfaqesive diplomatike dhe konsullore ne Republiken e Shqiperise.
2. Ndertesat e gjykatave te te gjitha shkalleve si dhe te Gjykates Kushtetuese ruhen me punonjes te Policise se Shtetit per te siguruar rendin dhe qetesine gjate zhvillimit te seancave gjyqesore.
3. Fondi i pagave dhe i shpenzimeve i nevojshem per zbatimin e pikave 1 e 2 te ketij vendimi te mbulohet nga fondet buxhetore te miratuara per Ministrine e Brendshme.
4. Objektet qe aktualisht jane ne ruajtje nga Policia e Shtetit e qe nuk perfshihen ne piken 1 te ketij vendimi si dhe objektet e percaktuara ne piken 2 jashte orarit zyrtar dhe ne ditet e pushimit te merren ne ruajtje nga vete subjektet duke filluar nga data 1.1.2011 ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.8770 date 19.4.2001 Per sherbimin e ruajtjes dhe te sigurise fizike te ndryshuar.
5. Subjektet perkatese te permendura ne piken 4 te ketij vendimi te parashikojne fondet buxhetore per sigurimin e objekteve gjate hartimit te projektbuxhetit per vitin 2011.
6. Vendimi nr.589 date 5.9.2007 i Keshillit te Ministrave Per ruajtjen dhe sigurimin e objekteve me te rendesishme shteterore i ndryshuar shfuqizohet.
7. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim botohet ne Fletoren Zyrtare dhe hyn ne fuqi me 1 janar 2011.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›