Ne minuten e fundit
Festivali i Kenges nje dite perpara kengetaret para konkurrimit elementet e spektaklit pretendimet e organizatoreve. 32 krijime nisin garen sonte
Edhe nje dite para Festivalit te 49-te te Kenges ne Radio-Televizion Vasoja pergjegjesi i skenes nje burre praktik rreth te pesedhjetave nuk arrin te jete i qete. Vertete qe Orkestra nuk ankohet me per tekniken dhe nuk degjohet zeri i Jetmir Barbullushit qe terheq vemendjen per celot dhe baset qe nuk degjohen si nje dite perpara por ka avaze te tjera.
Kengetaret veshtire te mesohen me disipline dhe nuk mblidhen ne oren 1030 ne prova ne Pallatin e Kongreseve.
Vasoja pergjigjet per ngjyren e mikrofonave e deri per apelin e kengetareve ne mengjes. Me e rendesishmja eshte qe te beje ndermjetesin e kengetareve me fonine. Kur ata nuk degjojne bazen orkestrale nuk degjojne zerin e tyre qe bashke me harqet jane live. Ndaj ka lutje sa me pak surpriza nga ana e teknikes
Problemet teknike nuk te japin liri te perqendrohesh njeqind per qind te interpretimi dhe emocioni. Kengetari duhet te marre parasysh shume gjera te tjera dhe te pershtatet pohon me ciltersi Miriam Cani qe sapo ka mbaruar proven e kenges Ende ka shprese. E interpreton sonte me Alban Skenderajn.
Ajo vjen nga te tjera pervoja festivalesh jashte vendit dhe eshte i kuptueshem krahasimi. Kurse per ata qe kane kenduar nje jete te tere vetem ne RTSH keto nuk mund te quhen probleme.
shte nje proces pune fare normal pasi punojne te gjithe sektoret dhe duhet te degjohen regjistrat e kengetareve dhe regjistrat e orkestres shprehet Barbullushi dirigjent karriere ne Festivalin e Kenges. Ndodhet para regjistruesit dhe ve ne dukje se salla e Kongreseve ka probleme me amplifikimin.
Duke marre parasysh probleme te tilla teknike a eshte i besueshem pretendimi qe degjohet keto kohe ne rrethin e muzikanteve festivali i 50-te do te jete i gjithi live.
Ka ardhur momenti qe interpretimi i orkestres duhet te shkoje i gjithi drejt live-it thote Jetmir Barbullushi.
Opinionin ia mbeshtetet kolegu i tij qe ka ne dore drejtimin e festivalit Edmond Zhulali. Mundesite teknike nuk lejojne te merret persiper kjo nisme pasi duhet nje servis audio profesional qe per momentin Radio-Televizioni nuk e ka. Sfide per nje kohe tjeter.
Love love love
Ne Festivalin e Kenges ne Radio-Televizion marrin pjese 32 kengetare. do nate sonte neser prezantohen 16 krijime nga kengetare big dhe 3 te rinj. Ne finale shkojne 18 kenge 16 nga biget dhe 2 nga te rinjte.
Ethet e gares i provojne te paret sonte ora 20 30 Dorian Nini Selami Kolonja Edmond Mancaku Miriam CaniAlban Skenderaj Orges Toce Klajdi Musabelliu Dorina Garuci Marsida Saraci. Kantautore ose thjesht ekzekutues te kengeve qe kane shkruar Jetmir Barbullushi Sokol Marsi Valentin Veizi Dritan Caushi Lambert Jorganxhi Gent Myftaraj etj..
Nga kater kengetare qe pranuan te flasin per kengen para festivalit tre kishin nje krijim per dashurine si konflikt vuajtje mall edhe gezim.
Klajdi Musabelliu me Vetem ti shkruar nga Zhuljana Jorganxhi me muzike te Lambert Jorganxhiut rri te balada e nderthurur me ritme pop-rrok. Ai i kendon humbjes se dashurise. Klajdi eshte ne kete festival sepse e ndjen si shtepine e tij.
Kane qene kengetaret e Radio-Televizionit qe me kane mesuar te kendoj Alfred Kacinari Edmond Zhulali Shpetim Saraci. Ketu jam si ne Lice. Ndihem mjaft mire sepse kam te bej vetem me miq. Ai nuk i mohon Festivalit te Kenges vlerat qe ia njohin shumica serioziteti dhe interpretimi live qe se gjen ne festivalet private te kenges.
Gjergj Jorgaqi qe kthehet ne festival pas disa vitesh mendon qe ky eshte i vetmi konkurs ku te pakten kengetaret jane te sakte. Kengetaret dijne ta bejne mire ate pune jane zgjedhur ne baze te aftesive.
Pastaj eshte edhe Eurosong konkurrimi evropian i kenges cka e josh edhe Gjergjin si jo pak. Perfolja e fiton ky apo ai e perfaqeson me mire ky apo ajo Shqiperine ne nje skene nderkombetare ka parasysh pikerisht Eurosong-un.
Edhe Jorgaqi ka shkruar nje tekst per dashurine Dikur besoja nje kenge rrok alternativ qe e kendon Ardita Tusha.
Dorina Garuci me baladen Mirembrema engjelli im i shtohet kesaj liste. Per hir te se vertetes eshte nje motiv me i keqtrajtuari.
Po ska te beje me te vetendjerin e motivit ka te beje me nivelin foshnjor te pergjithshem qe paraqet teksti shqip i kenges.
Garuci na shprehu nje rezerve per cmimet. Jo gjithmone i kane marre ata qe e meritojne vertet thote kengetarja duke e ditur se seshte ndonje gje e re kjo qe thote ajo dhe ska per te qene ndonjehere e re. Kjo e ben Garucin te punoje me teper derisa neser te jete njera nga fitueset.
ka thote Garuci degjohet per vit here nen ze e here hapur.
Drejtori artistik Zhulali - dy vite perpara shpalli lufte me jurine si konkurrent qe ishte - premton sikur te kete gjithe vetedijen e jurise ne dore organizimin e nje festivali te ndershem profesional dhe te barabarte per te gjithe artistet.
Spektakli
Provat e dites se fundit te festivalit nuk e shuanin kureshtjen per anen e spektaklit te festivalit. Vemendja ishte perqendruar te muzika dhe kenget. Prezantuesit dhe autoret e skenarit Zefina Hasani dhe Iva Tico nuk ishin ne keto prova.
Dihet qe prezantimi mbahet nga kengetarja Jonida Maliqi aktorja Mirela Naska dhe tenori Josif Gjipali.
Dihet qe do te jete i ftuar grupi i rrokut qe vjen nga Turqia maNnga fitues i vendit te dyte ne Eurosong me We could be the same.
Gjithcka tjeter mbahet me forcat e brendshme performancat e secilit kengetar dhe shoqeruesit e tyre.
Regjisori Bojken Lako perseriti dje ate qe ka thene qysh nga dita e pare ky nuk eshte festival i ekzibicioneve. Ai njeh kontributin e njerezve qe po merren me skenen dhe ndricimin. Per skenen eshte patur parasysh qendrimi komod i kengetarit ne nje hapesire te madhe me degjimi i mire sepse kendohet live. Orkestra eshte ne pozicionin klasik e vendosur ne nivelin 0 ne dy anet e skenes. Skenografia eshte e Bashkim Zahajt. Ndricimi Lulezim Tufa.
Ne dy anet e skenes dhe ne qender jane vendosur dy ekrane projeksioni Lad eall anash projektohet portreti i interpretuesit ne skene ne qender jepen imazhe te kompozuara me kompjuter.
Gjipali I besoj regjisorit dhe intuites sime
Hera e fundit ne Festivalin e Kenges ne Radio-Televizion ka qene interpretimi i kenges Quo Vadis me 1992. I angazhuar me grupe rroku me look po aq rrok atehere sot tenor pothuajse elegant.
Ka humbur jo pak kile Giuseppe Gipali sic njihet e skenat e huaja operistike te te cilat Josif Gjipali kapercen prej Italise vendi ku jeton. E ka heren e pare qe prezanton nje festival. shte shprehur se i beson regjisorit Bojken Lako dhe intuites se Josif Gjipalit.
Votimi
Emrat e jurise sekret deri ne momentin e fundit. Dihet qe ka dy juri secila vlereson ne menyre te pavarur. Juria qendrore me 7 anetare con ne finale 16 kengetare me pervoje. Juria me 5 anetare zgjedh 2 nga 6 kengetare te rinj qe marrin pjese per here te pare ne festival. Ne finale shkojne 18 kenge.
Biletat
Diten para festivalit ne biletarine e Pallatit te Kongreseve numri i biletave te shitura per naten e pare deklarohej 300 per platene A dhe D. Po kaq ishin shitje deklarohen edhe ne sportelin e Radio-Televizionit Shqiptar per te dyja platete qe perbejne pjesen kryesore te salles 2000 vendeshe te Pallatit te Kongreseve.
Platete C dhe D nuk preferohen nga shikuesit prandaj rezulton te mos jene shitur bileta per ato vende.
Bileta kushton 500 leke. Ka nje ndryshim per naten finale nje vend ne platene A dhe D vlen 1000 leke.