Grabitja e bankave krimi i pazbardhur nga policia
TIRANE - Nga janari i vitit 2010 e deri tani jane regjistruar gjithsej 5 grabitje bankash. Gati te gjitha rastet jane te pazbardhura duke perjashtuar rastin e grabitjes se njeres prej bankave ne Tirane ku autori Romeo Kola e ktheu ne pengmarrje pasi mbajti per disa ore si peng nje vajze te re. Ndersa per grabitjet e tjera te ndodhura ne kryeqytet policia deklaron se jane duke u bere hetime per identifikimin e autoreve. Nje fakt tjeter mjaft interesant jane dhe shumat e grabitura. Ne te gjitha rastet nuk ka pasur nje shume te sakte te deklaruar nga institucionet financiare.
Rastet
Me 17 shkurt pese persona te armatosur dhe te maskuar munden te rrembenin ne filialin e Bankes Kombetare Tregtare afro 200 mije euro. Me 18 mars te vitit 2010 nje i ri nga Lezha Romeo Kola u be personazh mediatik pasi kishte grabitur 30 milione leke te vjeter ne njeren prej bankave ne hotel Rogner ai mbajti peng per 30 minuta nje studente te Fakultetit Juridik duke e kercenuar me nje pistolete qe e mbante ne duar. Ngjarja perfundoi ne menyren me te mire te mundshme. Policia arriti te neutralizonte pengmarresin. Me 6 maj dy persona te maskuar realizuan grabitjen e nje shume parash ne filialin e nje banke qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres duke marre vetem 350 mije leke te vjeter. Me 2 korrik pre e grabitjes u be nje tjeter banke po ne autostrade. Grabitja e fundit ishte ajo e dates 10 gusht ne filialin e bankes NBG ne Rrugen e Kavajes. Tre persona munden te merrnin nga arka 3.5 milione leke te vjeter dhe u larguan me shpejtesi me nje motor. Kater nga pese grabitjet kane mbetur pa autor.
Specialistet
Mbrojtja e bankave dhe shpetimi i tyre nga grabitjet konsiston ne tri menyra te ruajtjes. Ruajtjen nga ana e jashtme te objekteve menyra e dyte eshte ruajtja me ane te mjeteve autovizive dhe e treta shoqerimi i vlerave monetare me ane te menyrave te shoqerimit thone specialistet e Rendit Publik. Ligji per policite private qe mbrojne bankat parashikon kufirin maksimal te moshes se lejuar per punonjesit deri ne 60 vjec. Shume nga drejtuesit e shoqerive private jane te prire ti kene njerezit prane ketij kufiri per te pasur lehtesira. Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit i eshte dashur te nderhyje disa here duke marre masa te cilat variojne nga gjobe deri ne heqje licence. Sipas te dhenave ka pasur disa raste per mosplotesimin e kritereve. Ka disa shoqeri te cilat jane penalizuar dhe eshte hequr licenca thane burime nga policia. Neni 21 pika c i ligjit per policite private shprehet per ndeshkimin e parashikuar ne ligj pra kur ndryshojne kriteret qe kritere do te thote humbje aftesish te drejtuesit teknik i cili eshte dhe drejtuesi me i larte ligjor. Drejtuesit e policise kane organizuar muajt e fundit disa takime me perfaqesuesit e kompanive private te cilat kane pasur si synim rritjen e nivelit te sigurise ne banka. Nga ana tjeter nje grup ekspertesh po merren me pergatitjen e ndryshimeve qe do ti behen ligjit te vitit 2001.
RASTET E GRABITJEVE
Tirane 10 gusht 2010
Grabitet filiali i nje banke ku jane marre 350 mije leke. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Sipas tyre eshte grabitur filiali i NBG Bank ne Rrugen e Kavajes. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Mesohet se grabitja eshte kryer nga tre persona te armatosur.
Tirane 2 korrik 2010
Ne fillim te korrikut nje person i armatosur ka grabitur nje filial te bankes NBG qe ndodhet ne autostrade. Burime policore thane se ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 1400. Nen kercenimin e armes ai e ka detyruar punonjesen e bankes qe ti jape shumen e parave prej 50 mije lekesh.
Tirane 6 maj 2010
Ne kete date ka ndodhur grabitja e trete e bankave po ne Tirane. Dy persona te pamaskuar kane grabitur ne harkun e dy minutave nje filial banke ne autostraden Tirane-Durres. Ora shenonte 1030 kur te armatosur hyne ne banke duke neutralizuar edhe rojet e sigurise dhe munden te marrin jo vetem parate qe gjendeshin ne arke por edhe ato qe kishin me vete klientet te cilet u ndodhen aty ne momentin e grabitjes. Sipas policise shuma e grabitur shkon ne rreth 350 mije leke.
Tirane 18 mars 2010
Po kaq e rendesishme ishte nje tjeter grabitje banke e ndodhur me 18 mars te ketij viti e cila u kthye ne nje pengmarrje publike. Behet fjale per Romeo Leken 25-vjecari nga Lezha i cili akuzohet per grabitjen e 30 milione lekeve te vjeter ne filialin e nje banke te hotel Rogner pas kercenimit me arme qe ishte bosh te sportelistes. Sipas hetimeve Leka ka dale nga banka por i eshte care qesja ku ka kerkuar nje qese te dyte te zeze. Pasi ka dale ne bulevardin Deshmoret e Kombit ka verejtur se ishte duke u ndjekur nga policia. Leka i eshte drejtuar zones te Libri Universitar ku nen kercenimin e nje arme ka marre peng studenten e Juridikut Lori Latellarin. Per 35 minuta Leka i ka bere shantazhe policise duke kerkuar edhe nje automjet per tu larguar por me pas eshte arrestuar.
Tirane 17 shkurt 2010
Grabitja e pare e bankes per kete vit por edhe me e rendesishme per shkak te shumes se madhe te parave te vjedhura ka ndodhur me 17 shkurt. Ne oren 834 te asaj dite ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane eshte vjedhur filiali i Bankes Kombetare Tregtare. Grabitesit te cilet dyshohen se kane vjedhur mbi 200 mije euro ende nuk jane gjetur pavaresisht se ne ate kohe policia dyshoi edhe mbi nje roje private per bashkepunim. Madje per gjetjen e autoreve te vjedhjes policia vuri ne dispozicion 10 mije USD per kedo qe kishte informacion mbi te dyshuarit e vjedhjes.
10 Shtator 2010