E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet, Balluku paraqitet në SPAK

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të premte (31 korrik). Balluku qëndroi në SPAK për disa minuta, ndërsa në dalje nuk bëri deklaratë për mediat.

Paraqitja e Ballukut në SPAK vjen 2 ditë pasi Prokuroria e Posaçme zgjati me tre muaj hetimet për këtë procedim.

Ndërkohë, ditën e djeshme, SPAK zbarkoi në terren, ku me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela, agjentët e BKH-së ushtruan katër kontrolle në banesa dhe zyra në Tiranë e Durrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›