E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kërkon burg për Prendin dhe Llupon, por a do guxojë Bendo të prishë vendimin e parë?

Commandant of the Albanian Republican Guards Ndrea Prendi listens Albanian PM Berisha in TiranaProkuroria ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të prishet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarin, duke vendosur dënim me 23 vjet burg për ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish- gardistin Agim Llupo.

Prokurori i çështjes, Shkëlqim Hajdari, deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarin nuk ishte i drejtë, pasi sipas tij, demonstruesit nuk ishin të armatosur dhe garda ka qëlluar drejt tyre, në organet jetësore çka është vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Por në fillim të seancës së sotme u zgjodh trupi gjykues me kryesues Agim Bendo, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Ervin Metalla.

Në sallën e gjyqit mungonin dy të akuzuarit kryesorë për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo, të cilët përfaqësoheshin në seancë nga avokatët mbrojtës.

Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupon për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.

Mbetet pa autorë vrasja e Aleks Nikës.

Prokuroria apeloi vendimin.

Tani mbetet për të parë nëse i përfoluri Agim Bendo do mund të prishë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›