E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhendë e paprecedent në Bruksel/ Rama takon Rasmussen: Do jemi në lartësinë e NATO-s

130917a-002

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet në Bruksel në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare.

Kjo vizitë, e para e Ramës si kryeministër, është e paprecedent përsa i përket axhendës së takimeve.

Brenda pak orësh ai takohet me të gjithë drejtuesit e lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Në mëngjes Rama është pritur në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, takim që është pasuar me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se është koha që Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit, të shohin drejt së ardhmes dhe jo në të shkuarën.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka vlerësuar kontributin e dhënë nga vendi ynë për sigurinë.

Shqipëria ka dhënë kontribut të çmueshëm për paqen në rajon dhe në vendet ku Aleanca e Atlantikut Verior ka forcat e saj.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Shqipëria është vend strategjik për Aleancën.

Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s duke dhënë kontributin e saj dhe duke përmbushur detyrat e saj.

Në këtë mënyrë Rama thumboi qeverinë e larguar se nuk ka qenë në lartësinë e kërkuar nga NATO.

Shqipëria do të vijojë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është dashur një kohë e gjatë për tu bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate, theksoi Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›