Braçe: Procesi i kartave, i dështuar

Deputeti i PS-së,Erjon Braçe, deklaroi se procesi i pajisjes me karat identintiteti është i dështuar. "Problemet që po çojnë në këtë dështim janë të qëllimshme",th ai. Sipas tij, problemet lidhen në radhë të parë me qeverinë, sepse ministria e Brendshme ka deklaruar një numër më të vogël të personave që nuk kanë pasaporta, nga sa është realish shifra. "Shifrat janë krim,janë të qëllimshme", tha Braçe. Problemi i dytë është vetë kompania. "Ka mungesë në kapacitetet e kompanisë që është kontraktuar për këtë proces", theksoi ai. Sipas Erjon Braçes, ha humbur përgjegjshmëria e qeverisë në përdorimin e pronave publike.