E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon deshmine e Diverolit dhe Henry

Prokuroria e Pergjithshme fut ne listen e saj dy deshmitare te tjere, te cilet duhet te japin shpjegime ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Behet fjale per dy persona VIP, amerikanin 22-vjecar, Efraim Diveroli, president i kompanise se armeve AEY, si dhe Patric C. Henry III, pronar i firmes "South Amunition" te demontimit. Burime nga organi i akuzes thane dje, per gazeten, se dy te huajt jane personat qe nuk i mungojne listes dhe qe do kerkohet te merren ne pyetje ditet ne vazhdim. Diveroli do shpjegohet per kontraten e fishekeve, kurse Henry per tregtine e barutit, demontimin dhe qendrimin misterioz njejavor ne Shqiperi.

Perfaqesuesit e grupit hetimor te Prokurorise se Pergjithshme bene dje te ditur se Diveroli dhe Henry duhet qe te japin shpjegimet e tyre ne lidhje me pisten e trafikimit te armeve, piste kjo e cila po hetohet nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Grupi hetimor do te shqyrtoje mundesite e marrjes ne pyetje te 22-vjecarit Diveroli si dhe te Henry. Sipas burimeve, dy jane rruget e mundshme te realizimit te marrjes se shpjegimeve. Ose dy biznesmenet do te thirren ne vendin tone, ose nje pjese e grupit hetimor do t'i duhet te udhetoje per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te marre kete te fundit ne pyetje. Nderkohe qe burimet kane sqaruar se marrja ne pyetje e Diverolit lidhet edhe me biseden e bere midis tij dhe Kosta Trebickes, ne korrik te vitit te kaluar, per tregtine e armeve. Ne kete bisede permenden dy prej te pandehurve te arrestuar per tragjedine e Gerdecit, Ylli Pinari, drejtor i ndermarrjes shteterore "Meico", si dhe Mihal Delijorgji. Ne kete bisede presidenti i kompanise AEY, Efraim Diveroli, tregon per blerje te fishekeve ne vendin tone dhe bllokimi i metejshem ne tregun e armeve.

Mesohet se deshmia e Diverolit do t'u bashkengjitet hetimeve per te sqaruar pika te erreta ne lidhje me trafikun e armeve. Sipas burimeve zyrtare, e njejta rruge do te ndiqet edhe per Patric C Henry III. Ky i fundit duhet te sqaroje shume detaje qe kane te bejne pikerisht me fabriken e demontimit ne Gerdec, ku Henry duhet te merrej me sigurim e punetoreve. Nderkohe qe rezulton se ne fabrike nuk ka pasur punetore te siguruar. Nga ana tjeter, Henry duhet te shpjegoje edhe deklarimet e bera publike nga ana e te pandehurit Mihal Delijogji, i cili pretendon se ky i fundit ka qene ne vendin tone diten e shperthimit dhe eshte larguar vetem nje dite me pas. Biznesmeni do te merret ne pyetje si personi qe ka dijeni ne lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, ai duhet te jape shpjegime edhe ne lidhje me deklarimet e Mihal Delijorgjit per tregtimin e barutit, i cili merrej nga fabrika e Gerdecit pas demontimit te fishekeve dhe predhave. Gjithashtu Diveroli duhet te paraqitet para Kongresit amerikan, e madje edhe ne nje takim te dyte me 17 prill ne lidhje me fisheket qe transportoheshin per ne Afganistan per ushtrine amerikane, te cilat dyshohet se jane prodhim kinez.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›