Berisha: Nuk kam qene kardiolog i Enver Hoxhes

Kryeministri, interviste ne BBC per "Hard Talk"
Kryeministri Berisha, dy dite me pare, u be i pari politikan ne vend, i cili u intervistua ne emisionin politik me te ndjekur te BBC-se, "Hard Talk" (Bisede e veshtire). Ne nje interviste prej 25 minutash te drejtuar nga gazetarja Sara Montegnean, Berisha foli ne lidhje me ambiciet e Shqiperise per te qene pjesetare me te drejta te plota ne NATO dhe per t'u integruar ne BE. Po keshtu, Berisha u pergjigj pyetjeve edhe per ceshtjet e brendshme te vendit, si korrupsioni, ngjarja e Gerdecit, firmat piramidale ne vend ,si dhe veprimtarine e tij gjate periudhes se komunizmit.
Pse eshte i rendesishem per Shqiperine anetaresimi ne NATO?
Mendoj se kjo ka nje rendesi te jashtezakonshme per Shqiperine per shume arsye. Se pari, pas shume shekujsh kombi im rikthehet ne familjen, te ciles i perket.
Se dyti, NATO ka provuar se eshte mburoja e sigurise ne hapesiren e saj. Anetaresimi ne NATO do te thote te kesh strehen me te mire per lirine. Imagjinoni nje komb si Shqiperia, me te cilen per shekuj historia u soll si njerke me te. Historia e kombit tim eshte historia e mbijeteses, qe do te thote pa te ardhme. Tani Shqiperia eshte e lire, ka nje mburoje per lirite e saj qe do te thote ndertim i se ardhmes. Por, NATO do te thote me shume per rajonin, sepse ishte NATO ajo u dha fund konflikteve ne Ballkan dhe jam i sigurt se pa NATO-n , lufterat ne Ballkan do te shtriheshin me gjere sesa rajoni i Ballkanit.
Shqiperia e mori ftesen e anetaresimit ne NATO, por Maqedonia nuk arriti. Ju e keni pershkruar kete si nje problem shume serioz. Ju e dini qe tani Maqedonia do te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme. Cfare do te thote kjo per Maqedonine?
Mendoj se Maqedonia ka ndermarre reforma te thella. Ajo kishte nje ceshtje specifike per te zgjidhur; mosmarreveshjen me Greqine per ceshtjen e emrit. Une besoj se kjo ceshtje duhet te zgjidhet dhe eshte jetike per interesin e Maqedonise te marre ftesen dhe te jete anetare e NATO-s.
Mosmarreveshja ka te beje me ceshtjen e emrit, por nese Greqia eshte e pakenaqur nga kjo, dhe nese Maqedonia nuk mund te anetaresohet ne NATO, cfare nenkuptoni kur thoni se eshte nje problem serioz?
Perfundimisht do te ishte nje ishull i pa integruar, i cili nuk do te ishte aspak i dobishem per sigurine ne rajon. Por, une jam optimist se do te gjendet nje zgjidhje per ceshtjen e emrit.
Cfare nenkuptoni me nje ishull te pa integruar, doni te thoni se...
Nese Maqedonia nuk do te marre ftesen e anetaresimit ne NATO dhe nuk do te zgjidhet ceshtja e emrit me Greqine, kjo do t`u jepte radikaleve te te gjitha grupeve etnike mundesi te proklamonin ambiciet e tyre. Kjo eshte nje gje shume e rrezikshme per rajonin. Maqedonia eshte nje vend shume i rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne Ballkanin Jugor.
Pra, ju po thoni se mungesa e nje ftese per Maqedonine per anetaresim ne NATO mund te coje ne nje rrezik qe grupe te ndryshme ne Maqedoni mund te shkojne drejt provokimit te dhunes?
Sigurisht. Une mendoj se radikalet jane ne gjendje te provokojne trazira. Por, mendoj se rruga per te ecur perpara eshte vendosja e nje dialogu shume te forte per gjetjen e nje zgjidhjeje. Te dy palet, Greqia dhe Maqedonia, jane afer gjetjes se nje zgjidhjeje, dhe gjate drekes qe une pata me Presidentin Bush, ai u zotua se qeveria e tij do te beje gjithcka per gjetjen e nje zgjidhjeje.
Por, mendoj se eshte shume vone tani per qeverine e Maqedonise per te gjetur nje zgjidhje, pasi Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme?
Mendoj se zgjedhjet e parakohshme mund te vijne me teper per shkak te problemeve te brendshme mes partive te koalicionit qeverises. Ata kane nenshkruar marreveshjen e Ohrit, per te cilen partite politike shqiptare ne Maqedoni shprehen se duhet te behen disa hapa te metejshem ne zbatimin e kesaj marreveshje. Se dyti, ekziston nje presion i madh per shkak te mosmarrjes se fteses ne Samitin e Bukureshtit. Por, zgjedhjet jane nje mekanizem demokratik, pavaresisht se ato mund te vonojne paksa procesin e reformave. Por, pas tyre, mendoj se bisedimet mes Greqise dhe Maqedonise do te intensifikohen.
Nje nga ceshtjet te diskutuara me shpesh te pakten si nje nga kushtet per anetaresimin ne BE eshte se Shqiperia eshte nje vend qe po lufton korrupsionin. Kjo eshte nje nga zotimet tuaja kur ju u zgjodhet, duke nenvizuar se "prioriteti yne me madhor eshte rikthimi i besimit te qytetareve te qeveria".
Absolutisht po. Korrupsioni ishte shnderruar ne sistem ne Shqiperi. Ajo qe qeveria ime beri eshte se se pari nxorem qeverine jashte konfliktit te interesit; askush ne administraten shteterore nuk ka konflikt interesash, ne nje kohe kur ne qeverine e meparshme ministrat kishin monopolet e tyre. Se dyti, ne e filluam luften ndaj korrupsionit nga zyrat tona duke vendosur standarde qe parandalojne perdorimin e fondeve publike per qellime private dhe personale, dhe kjo na mundesoi ne reduktimin e shpenzimeve operative per administraten nga 3% ne 2,1% te GDP ose nje ulje me shume se 30%. Se treti, ne reduktuam administraten e ministrive me 25%, ulem me 33% punonjesit administrative, me 16% numrin e nepunesve civile dhe kemi qeverine me te vogel per fryme ne Evrope.
Po perse Transparency International, e cila harton barometrin global te korrupsionit konkludon se vitin e fundit Shqiperia ishte ne listen e 20 vendeve me te korruptuara?
Une kam pasur nje takim me perfaqesues te organizates Transparency International gjate vizites se tyre ne Shqiperi. Transparency International punon me perceptimin, dhe une jam shume i kenaqur qe ata bene kete vizite ne Shqiperi dhe une i njoha ata me te gjitha rezultatet, dhe me reformat qe po ndermarrim ne vazhdim. Ne tashme jemi nje vend qe aplikojme prokurimet elektronike, dhe kostoja e pergjithshme e prokurimeve eshte reduktuar me 25%.
Nuk mund te themi se ata merren me perceptimin, pasi ata kane pyetur njerez dhe 71% e tyre kane dhene ryshfet per nje nga sherbimet ne vitet e meparshme.
Eshte shume me i vogel. Ky eshte vetem perceptim.
Nuk eshte perceptim pasi eshte Transpartency, e cila ka pyetur qytetaret, te cilet ne pergjigjet e tyre thone se...
Perfaqesuesit e Transparency International gjate takimit ne zyren time thane se ishin te impresionuar me rezultatet e luftes ndaj korrupsionit. Me kete nuk dua te them se nuk ka korrupsion. Korrupsion ka, por lufta ndaj tij eshte ne nivelet me te larta.
Cilet jane sektoret ku ky fenomen eshte me i perhapur? Ne tatime, ne dogana ne ekonomine informale. Gjate tre viteve te fundit, ne kemi miratuar ne parlament buxhete suplementare, te mbledhur nga lufta kunder korrupsionit. Kete vit, pavaresisht uljes drastike te taksave me vendosjen e takses se sheshte 10%, ne kemi arritur te mbledhim 1,2 miliarde dollare me shume ne buxhet.
A eshte Shqiperia e korruptuar tani?
Ka korrupsion, por lufta kunder tij eshte shume e suksesshme. Jane me teper se 50 zyrtare te niveleve te larta te arrestuar dhe te denuar per korrupsion.
Vetem 22% e te anketuarve nga Transparency International thone se lufta kunder korrupsionit do te njohe permiresim ne tre vitet e ardhshme. Krahasuar me fqinjin tuaj Kosoven, ku 52% e tyre shprehen se lufta kunder korrupsionit do te rritet.
Ne disa raste media shkakton nje zhurme te madhe per sa i perket korrupsionit. Dhe kjo ka ndikimin e saj te qytetaret, gje e cila per te qene realist eshte e pashmangshme. Por, me reformat e thella qe kemi ndermarre, rezultatet po behen gjithnje e me te dukshme.
Ju jeni ndonjehere kritik ndaj medias ?
Une nuk po kritikoj aspak median, por po shpjegoj se keto jane vetem sondazhe dhe nese do te bazoheshim mbi sondazhe une nuk do te kisha ardhur ne pushtet ne vitin 2005.
Por 71% e te anketuarve thone se kane paguar ryshfet, 71 nga 100 te anketuar thone se kane paguar ryshfet per nje sherbim ne vitet e kaluara.
Mund te them se ka ryshfet, por cfare po bejme ne per ta luftuar ate. Ne po lehtesojme procedurat dhe sherbimet.
Shume njerez mund te mendojne se ne rregull ju kishit nje fillim te mire, bete ndryshime, por ajo qe duket se ka lekundur besimin e shume njerezve eshte ajo qe ndodhi ne Gerdec. Ndoshta gjeja me e mire eshte t`ju pyes ju. A mund te na thoni se cfare ndodhi?
Aty ndodhi nje shperthim i tmerrshem. Por, dua te qartesoj se ajo nuk ishte nje baze ushtarake, por nje pike demontimi e municioneve nga nje kompani private.
E cila ishte vendosur ne nje depo ushtarake. Duhet te shpjegojme se shperthimi zgjati 14 ore...
Njezet e kater persona vdiqen dhe 300 te tjere u plagosen nga ky shperthim, por ajo nuk ishte nje baze ushtarake, por ishte nje pike demontimi i municioneve nga nje kompani private per te cilen ka nisur nje hetim i plote. Por c`ndodhi me vone? Ne u beme deshmitare te operacionit me te suksesshem dhe me energjik i shpetimit. Ushtria, policia dhe qytetaret tane shpetuan shume jete ne nje situate shume te rrezikshme. Reagimi ishte i menjehershem, ne nivelin e duhur dhe reduktoi ne maksimum demet e shperthimit.
Ishte qeveria qe nenshkroi kete pike per demontimin e municioneve . A ishte ky nje gabim?
Sigurisht, qe ishte nje gabim i madh.
A kishit informacion se cfare po ndodhte atje?
Absolutisht jo.
Pra ju nuk kishit dijeni?
Jo aspak.
Perse?
Sepse ne legjislacionin shqiptar, Kryeministri nuk ka asnje lidhje me lokalizimin e bazave ushtarake. Komanda ushtarake eshte nje gje tjeter.
Zoti Kryeminister Berisha, kunati juaj ishte mbikeqyres i kesaj pike dhe...
Une s'e kam takuar kurre kunatin tim, por ai nuk ishte mbikeqyres i kesaj pike. Ai ishte nje punetor, i cili ishte kthyer nga emigracioni ne Britanine e Madhe dhe gjeti nje pune atje, dhe vdiq atje gjate shperthimit.
Pra, ju nuk kishit dijeni se gra dhe femije punonin ne kete pike?
Absolutisht jo.
Pas asaj qe ndodhi atje opozita po kerkon doreheqjen tuaj, sepse ka supozime se qeveria ka qene ne dijeni per kete pike? A mund te na garantoni se nuk ka pasur municione qe jane demontuar ne menyre ilegale?
Se pari, une nuk kam asnje dijeni per kete. Se dyti, ka nisur nje hetim shume intensiv ne te gjitha aspektet. Se treti, nese ishte nje gabim njerezor apo cili ishte shkaku i shperthimit duhet te hetohet. Kjo eshte ajo gjithcka qe mund t`ju them.
Po ministri i Mbrojtjes a ishte ne dijeni?
Ministri i Mbrojtjes ishte ne dijeni, sepse ai ka firmosur urdhrin, por ai nuk e dinte se cfare po ndodhte ne te vertete atje.
Ai dha doreheqjen?
Po, ai dha doreheqjen dhe ky ishte nje vendim politik.
Por ka njerez qe kerkojne edhe doreheqjen tuaj?
Njerez?
Opozita.
Opozita kerkon cdo tre muaj qe une te jap doreheqjen. Kjo eshte e drejta e saj. Opozita ka te gjitha instrumentet. E kam ftuar ate te paraqese mocion mosbesimi ne parlament.
Cfare garancish mund t`u jepni shqiptareve se ju do te jeni teresisht te hapur per nje hetim publik per ate qe ndodhi atje?
Absolutisht. Do te kete nje hetim te plote dhe te hapur. Skuadra e prokuroreve po asistohet nga 6 grupe ekspertesh AFA-s, te cilet kane hetuar edhe per sulmet e 11 shtatorit.
Ka pasur nje investigim te New York Times. e cila ka insvestiguar kompanine amerikane AEY, e cila ka furnizuar me arme Afganistanin dhe supozimi eshte se kjo kompani ka nenshkruar kontrata me disa vende ish-komuniste perfshire edhe Shqiperine?
Po. Kompania amerikane ka pasur end-user-in nga Pentagoni. Kompania amerikane ka paraqitur ate qe quhet "power of Appointment", to a Cypriot company. Po behet nje hetim i plote ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gjithashtu edhe ne Shqiperi. E verteta per municionet e vjetra eshte se askush nuk mund ta fshehe moshen e tyre, pasi nje gje e tille eshte e pamundur.
Si do ta pershkruanit veten si i mbijetuar ne politike?
Une e pershkruaj veten sic e fillova dhe po vazhdoj dhe jam shume i lumtur qe e shoh vendin si anetar te NATO-s. Une jam lideri i pare i opozites ne nje vend ish-komunist qe kam kerkuar anetaresimin e vendit ne NATO.
Disa thone se ju jeni i vetmi politikan i mbijetuar nga periudha komuniste?
Une nuk kam qene politikan ne kohen e regjimit komunist. Kam qene nje studiues shkencor dhe kardiolog shume i pasionuar.
Nuk eshte e qarte nese ju keni qene kardiologu i diktatorit komunist?
Nuk kam qene asnjehere. Shoket e mi kane qene, por une asnjehere. Une nuk kam qene, pasi nuk plotesoja kushtet e tij. Une nuk plotesoja kriteret e percaktuara nga vete ai.
Ju keni qene nje anetar i Partise Komuniste dhe President gjate kohes se renies se skemave piramidale?
Une jam angazhuar ne themelimin e partise se pare opozitare, me miqte e mi ne fillim te viteve `90. Perfundimisht ne vazhduam me reformat me te thella dhe te gjithanshme. Pati nje zhvillim te skemave piramidale, askush nuk e ngriti zerin ne rang kombetar apo nderkombetar. Njerezit dhe opozita pretenduan se Partia Demokratike kishte gisht ne keto skema. Une shpalla zgjedhjet e parakohshme, nuk u largova nga vendi dhe pati nje hetim 2-vjecar dhe ne fund qeveria e atehershme u detyrua te pranonte se qeveria e Partise Demokratike nuk ishte e perfshire ne skemen e piramidave.
Ju thate se keni qene per dy mandate president ne vitet '90 ? U rikthyet me vone ne vitin 2005 si Kryeminister. Cfare do te ndodhe ne vitin 2009.
Ne vitin 2009, do te jene shqiptaret, ata qe do te vendosin. Vendimi im i palekundur eshte t`u mundesoj atyre te shprehin lirshem qendrimet e tyre.
A do te jete OSBE e afte te thote se zgjedhjet e 2009-es si te lira dhe te ndershme, per te cilat nuk ka qene ende ne gjendje ta beje nje gje te tille?
Sigurisht. Ne zgjedhjet lokale ka pasur vetem probleme teknike, asnje nderhyrje politike. Opozita i cilesoi ato si te lira dhe te ndershme, por mangesite kishin te benin kryesisht me listen e zgjedhesve. Ne po punojme per krijimin e regjistrit elektronik te shtetasve, kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike.
Ju garantoni se do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vitin 2009?
Absolutisht po.
Dhe ju do te jeni Kryeminister pas kesaj?
Kete do ta vendosin shqiptaret.
Si mendoni se do te gjykoheni gjate viteve ne vazhdim?
Une nuk punoj per historine, por punoj per jeten e perditshme. Kjo eshte motoja ime. Une do te bej cdo gje per anetaresimin e plote te Shqiperise ne BE, i cili eshte projekti tjeter me i madh per shqiptaret. Ne po implementojme me seriozitet MSA-ne ne cdo fushe dhe pas kesaj ne do te jemi vend kandidat. Ne kemi strategjine, kemi burimet dhe do te vazhdojme te punojme ne menyre te vendosur per kete.