Prokuroria kërkon imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes, mazhoranca, e gatshme për bashkëpunim
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi dje, se i ka kërkuar Kuvendit që t’i heqë imunitetin deputetit Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes. Kërkesa vjen pas shpërthimit të ndodhur në një fabrikë të çmontimit të municioneve në Gërdec të bashkisë së Vorës, në 15 mars të këtij viti, kur z.Mediu ishte në detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Kërkesa e Prokurores për heqjen e imunitetit u argumentua me dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që z.Mediu mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Kryeprokurorja konfirmoi dje se që më datë 29. 03. 2008, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të Z. Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes dhe Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe ndaj Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit, Sokol Gjecit dhe Dashnor Çaushit, për vepren penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga neni 282 i Kodit Penal. Procedimi penal është regjistruar në datë 15. 03. 2008 fillimisht në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tirane
HETIMI
Hetimi i kësaj ngjarje tragjike vertetoi një numër të madh pasojash që kanë ardhur si rezultat i një seri shpërthimesh të ndodhur në ish repartin e tankeve në Gërdec, i cili i ishte dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, një shoqërie private për kryerjen e proceseve të çmontimit industrial të municioneve. Shpërthimet masive kanë shkaktuar dëmtime shumë të rënda të interesave të shtetit dhe të shtetasve, duke krijuar një situatë tejet të rëndë social - ekonomike dhe dëmtoi sigurinë në gjithë rajonin që preku kjo ngjarje. Kjo ngarje ka cënuar rëndë një serë interesash të tjera të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë: cënimi i rendit dhe i sigurisë në rajonin që përfshiu ngjarja, si dhe dëmtimin e imazhit të shtetit në raport me komunitetin/shoqërinë dhe më gjerë. Hetimet e kryera deri në këtë fazë, evidentojnë të dhëna që na krijojnë dyshimin e arsyeshëm të mbështetur në prova se deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime e mosveprime me dashje në kundershtim me ligjin dhe aktet nënligjore, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, si Ministër i Mbrojtjes. Veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore nga ish Ministri i Mbrojtjes ka të dhëna se kanë lidhje shkakësore me ngjarjen e ndodhur në Gërdec. Ka të dhëna që krijojnë dyshime të bazuara në prova se ato kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të përfshira ne procesin e çmontimit të municioneve në ish repartin ushtarak Gërdec. Mbështetur në aktet dhe dokumentat e administruara nga hetimet e deritanishme, evidentohen mjaft indicje dhe të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm se deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, se ato kanë lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec dhe se kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të interesuar dhe të perfshira në procesin e demontimit të municioneve në ish repartin ushtarak Gërdec. Indicjet, të dhënat dhe provat lidhur me veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës të kryera nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Fatmir Mediu, po i parashtrojmë si më poshtë: Nga hetimi rezulton se në muajin shkurt të vitit 2006, drejtori i Ndërmarjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) Military Export Import Companny (MEICO), i pandehuri Ylli Pinari, ka rënë në kontakt me përfaqësuesin e shoqërisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC), Patric Henry III, i cili ka shfaqur interes për municionet me gëzhojë tunxhi që dispononte ushtria shqiptare dhe që nuk ishin pjesë e armatimit të saj…. Në lidhje me kërkesën e kësaj kompanie, në datë 5.07. 2006, është vënë në dijeni ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, nga ish drejtori i MEIKO-s, i pandehuri Ylli Pinari, nëpërmjet një memoje të kësaj date. Për këtë kërkese, në periudhën korrik - dhjetor 2006, nuk evidentohet ndonjë interesim dhe qëndrim aktiv i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu. Në këtë situatë mosinteresi dhe heshtje të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, përfaqësuesi i kompanisë amerikane SAC, i orjentuar nga i pandehuri Ylli Pinari, ka realizuar takim të drejtpërdrejt me z. Fatmir Mediu dhe me datë 27. 12. 2006 i ka dërguar një kërkes nëpërmjet një faksi në gjuhën angleze. Pas kësaj interesimi dhe veprimi i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu është i menjëhershëm, duke filluar një proces përgatitje me procedura të përshpejtuara, që synonte realizimin e projektit të ofruar nga kompania amerikane SAC. Eshtë përcaktuar detyrimi për Ministrinë e Mbrojtjes, të mbulojë shpenzimet e transportit të municioneve për në ambjentin industrial të ALBDEMIL-it. Evidentohet se SAC kërkonte që ambjenti industrial i çmontim dhe çmilitarizim të municioneve, të ndërtohej në një zonë ushtarake afër Tiranës, duke sugjeruar për këtë Bërzhitën. Përmendëm këto elemente të këtij dokumenti pasi siç do të trajtohet në vijim të kësaj oferte, për përmbushjen këtyre elementeve, është iniciuar nga ministri disa akte nënligjore, si një vendim i Këshillit të Ministrave (KM), janë miratuar prej tij disa urdhëra, si dhe është shmangur zbatimi i disa akteve nënligjore në fuqi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në datë 28. 12. 2006 ky dokument (oferta e kompanisë SAC) ka dalë nga zyra e ish Ministrit të Mbrojtjes me shënimet përkatëse drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (SHSHP) dhe Sekretarit te Pergjithshëm (SP). Ndërkohë, po me datë 28. 12. 2006 evidentohet fakti i krijimit të shoqërisë ALBADEMIL me ortakë përfaqësuesin e kompanisë SAC, Patric Henry III dhe të pandehurin Mihal Delijorgji. Në analizë të këtyre rrethanave krijohet dyshimi i arsyeshëm se ish Ministri i Mbrojtjes, z. Mediu, i kishte dhënë premtimin subjekteve të interesuara dhe kishte marrë vendimim për të realizuar këtë marrëdhënie bisnesi. Kjo vertetohet me të dhënat dhe provat, që ju parashtrojmë në vijim të kësaj kërkese. Ish Ministri i Mbrojtjes Z. Mediu, për të realizuar synimin e tij, ka iniciuar hartimin dhe miratuar disa akteve nënligjore. Ai ka inicuar një projekt-vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka miratuar projekt-urdhëra, të cilët kanë orjentuar realizimin e procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municionit në përmbushje të ofertës të sipër përmendur të shoqërisë amerikane SAC, prapa të cilës ishte shoqëria ALBADEMIL shpk, duke angazhuar për hartimin e tyre një pjesë të stafit të ngushtë të tij. Në këtë proces administrativ z. Mediu ka pranuar dhe miratuar disa projekt-urdhëra, duke shmangur përfshirjen e strukturave dhe hallkave të domosdoshme që duhet të ishin pjesë e hartimit të tyre. Në vijim të aktivititet të tij në kundërshtim me ligjin dhe në interes të përfitimeve të padrejta të subjekteve private që do të bënin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu ka miratuar urdhrin nr. 550 datë 25. 04. 2007 “Për zbatimin e vendimit nr. 138 datë 14. 03. 2007 të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e trajtimit të armeve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, përsa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”. Në analizë të procesit të hartimit të projekt-urdhërit, si dhe në analize të përmbajtjes së urdhërimeve të këtij akti nënligjor evidentohen veprimet në shkelje të akteve nënligjore dhe interesi për përfitime të padrejta ndaj subjekteve private që do të realizonin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, si më poshtë: Hartimi i projekt-urdhërit nr. 550 datë 25. 04. 2007 është bërë nga drejtori i Drejtorisë së IMBM nën mbikëqyrjen e ish Sekretarit të Përgjithshëm të MM, duke mospërfshirë strukturat e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Drejtorinë e Harmonizimit të Legjislacionit dhe Marrëdhënieve me Kuvendin (DHLMK), pjesëmarrja e të cilave ka qenë e detyrueshme, për shkak të natyrës së aktit dhe strukturave të ngarkuara për zbatimin e tij. Caktimi i Gërdecit, si vend çmontimi dhe çmilitarizimi të municionit, është bërë në mungesë të verifikimit dhe vlerësimit të strukturave përkatëse të specializuara të Shtabit të Përgjithshëm. Përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do të bëhej çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve dhe ku do të depozitoheshin sasi të konsiderueshme municioni dhe produkte të tij pas demontimit, (të cilat për nga natyra dhe vjetërsia paraqisnin ndjeshmëri të lartë në raport me faktorët atmosferikë dhe kushtet e ambalazhimit, ruajtjes e manipulimit me to), është bërë tërësisht në kundërshtim me çdo lloj rregulli në fuqi... Ky mosveprim i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, për të parashikuar në urdhër që shpenzimet e transportit të mbulohen nga subjektet private, përbën një episod tjetër të veprës penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë përfitimin e padrejtë të personave të tjerë dhe në dëm të interesave ekonomike të FA, sepse në fakt shpenzimet e transportit janë mbuluar prej tyre dhe përllogariten në shumën rreth 500 mijë dollarë. Ky mosveprim i ish Ministrit z. Mediu vjen në të njëjtën linjë me përmbushjen e një prej kushteve të kompanisë SAC-ALBADEMIL, të parashtruara në ofertën/dokumentin e datës 27.12.2006, në të cilën është kërkuar që shpenzimet e transportit për në rajonin e çmontimit të ALBADEDMIL, të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Shkeljet e evidentuara janë si më poshtë:
1. Mediu ka miratuar këtë urdhër pa përfshirë strukturat e FA,
i cili bie bie në kundërshtim me pikën 1 të urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes nr. 550, datë 25. 04. 2007, ndonëse formalisht ky i fundit është cituar si mbështetje ligjore e tij.
2. Në kundërshtim me pikën IV/2, të vendimit të KM nr. 138, datë 14. 03. 2007, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, ka nënshkruar Urdhërin nr. 1300, datë 07.08.2007, në mungesë të vendimit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve për shitjen e këtyre lloj municioneve për çmontim dhe çmilitarizim.
3. Baza e këtij proçesi të parregullt, të trajtuara më sipër, ka shërbyer për vazhdimin e përmbushjes së kërkesave në interes të përfitimeve të padrejta të kompanisë SAC-ALBADEMIL.
4. Shperfillja e standarteve te sigurise dhe zbatimit të rregullave gjate këtij procesi, veç të tjerave, është rrjedhojë e urdhërimeve të kundërligjshme të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, duke shmangur FA nga garantimi i sigurisë së këtij procesi, që në përzgjedhjen e vendit që do të kryhej procesi dhe deri në shmangien e tyre nga mbikëqyrja e sigurisë ushtarake.
5. Shoqëritë SAC-ALBADEMIL sh.p.k, gjatë aktivitetit të çmontimit dhe çmilitarizimit, nuk kanë disponuar rregullore të sigurimit teknik për aktivitetin në tërësi dhe për proceset teknike të punës në veçanti.
6. Në ish repartin ushtarak Gërdec, janë përqëndruar sasi të mëdha të municioneve të paçmontuara, që vinin nga repartet ushtarake.