Ministria: Mungesat e ilaçeve? Shkaktarë, shefat e shërbimit
Mungesa e medikamenteve nuk është vetëm për faj të prokurimeve, por edhe për faj të shefave të shërbimeve e mjekëve, të cilët nuk bëjnë protokollet e mjekimit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët nuk mund t‘ua hedhin të gjithë fajin strukturave menaxhuese, ose Dikasterit të Shëndetësisë, por edhe duhet të nisin vetërregullimin. E para, duke nisur nga përgatitja e protokolleve të mjekimit. Duke plotësuar këto protokolle mund të arrihet të bëhet edhe një parashikim korrekt për sasinë e ilaçeve që duhet dërguar në secilin pavijon. Megjithatë, një problem tjetër që është vënë re ka qenë që edhe kërkesat e ardhura nga personeli mjekësor drejt strukturave furnizuese ishin kryesisht barna në formën e pilulave e kapsulave e jo në formën e injeksionit. Në diskutimet më të fundit në rrethet mjekësore mendohet se në sistemin spitalor duhet të futen më shumë preparate në formën e injeksioneve, gjilpërave sesa ilaçe në kokërr. Por, mesa duket të tilla ilaçe janë më lehtësisht të transportueshme dhe më të përdorshme në të gjitha ambientet spitalore, shtetërore apo private. Për sa i takon pjesës së shqetësimeve të mjekëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë ata mund të ngriheshin edhe më parë, sepse tashmë ligji bazë i shëndetësisë dhe ligji për Kujdesin Shëndetësor pritet për miratim në qeveri. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë sqarojnë se jo të gjithë mjekët duhet të futen në të njëjtin kallëp. Por ajo që është më e rëndësishmja për pacientët është fakti që ata duhet të denoncojnë në raste se konstatojnë abuzime, duhet të ankohen dhe mbi të gjitha të mos hezitojnë t‘i kërkojnë llogari bluzave të bardha, sepse janë ata taksapaguesit e sistemit publik.
Kërkesat e mjekëve nuk konsiderohen të ndershme për sa kohë ata nuk janë korrekt sa i takon protokolleve, akreditimit dhe të gjitha kritereve përzgjedhëse për të qenë në krye të drejtimit të shërbimit, apo për t‘u zëvendësuar nga të rinjtë që pavarësisht moshës kanë përfituar dije jashtë, janë botues të artikujve në revista prestigjioze mjekësore në saj të punës së tyre edhe në klinikat e huaja. Deri tani, Ministria e Shëndetësisë sqaron konfidencialisht se nuk ka nisur një "fushatë sulmesh" kundër akuzave, kërkesave të pandershme. Por shumë shpejt një grup specialistësh do të kërkojnë takim me Kryeministrin dhe ministrin e Arsimit për të bërë ndarjet e duhura në ligjin e arsimit. Ndryshimi që ata do të kërkojnë do të jetë për të bërë një ndarje të mirë të punës mes botës akademike, të dhënies mësim dhe mes ndarjes së punës në pavijon. Një tjetër pikë që do të diskutohet do të jetë edhe pjesa e ndarjes së operacioneve, ku në shumicën e rasteve janë shefat që i kryejnë dhe nuk ka një ndarje korrekte.