E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon lirimin përbabanë e deputetit të PS, Tahiri

Të tjera rreth shkrimit Bashkim Tahiri, i arrestuar prej mëse 24 orësh Tahiri: Babai im të hetohet, Berisha s'ma mbyll gojën Arrestohet babai i deputetit Tahiri, Rama: Hakmarrje Policia arrestontre persona për kontrabandë ilaçesh TIRANE - Të lirohet babai i deputetit socialist, Saimir Tahiri! Eshtë kjo kërkesa e organit të akuzës ndaj Gjykatës, për Bashkimin Tahirin, të akuzuar për kontrabandë ilaçesh. Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se në seancën e nesërme në pretencën e Prokurorisë për Tahirin do të kërkohet masa e sigurisë "Detyrim paraqitje", duke kërkuar kështu lirimin e babait të deputetit të PS-së nga ambientet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Kërkesa i është dërguar sot Gjykatës së Tiranës, ndërsa pritet që paraditen e nesërme të zhvillohet dhe seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.

Burimet nga prokuroria thanë se për Bashkim Tahirin dhe Nadire Tagën, kërkohet "detyrim për paraqitje" dhe vazhdim i hetimeve në gjendje të lirë, ndërsa për Dritan Gjizën, "arrest me burg".

Dritan Gjiza, Bashkim Tahiri dhe Nadire Taka u arrestuan në 25 mars nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës për kontrabandë të mallrave që paguhet akcizë dhe konkretisht për kalimin e një sasie ilaçesh nga pika kufitare e Durrësit, sipas policisë me vlerë mbi 10 mijë euro.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›