Të shtëna me armë në qendër të qytetit të Shkodrës, nisin hetimet

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Përhapet panik, s'ka të lënduar
SHKODER - Shkëmbim me armë zjarri në pedonalen në Shkodër, në qendër të qytetit.
Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, ku në qendrën e qytetit të Shkodrës janë dëgjuar të shtëna me armë, por fatmirësisht pa të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq, ka filluar edhe mbledhja e dëshmive ndër qytetarët të cilët kanë qenë prezent gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit.
Korrespondenti i televizionit A1 REPORT në Shkodër, Admir Agolli njofton se mes qytetarëve që gjendeshin në pedonalen e qytetit është përhapur panik ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë.
(Foto nga vendngjarja)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)