E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kerkon shtim stafi dhe rojesh

Buxheti per prokurorine

Prokuroria e Pergjithshme eshte shprehur e pakenaqur nga buxheti i vitit 2011. Perfaqesuesit e prokurorise ne Komisionin e Ligjeve kerkuan nje shtim te personelit dhe si rrjedhoje edhe te fondit te akorduar nga Ministria e Financave. Ne vitin 2011 kerkohet nje shtese gjithsej prej 40 punonjesish se bashku me efektet financiare perkatese nga te cilat 11 prej tyre jane prokurore 6 oficere te policise gjyqesore 11 punonjes ndihmes ligjore 7 punonjes te sherbimit civil 5 punonjes per teknologjine informatike tha perfaqesuesi e Prokurorise se Pergjithshme Arben Dollapi. Po keshtu nje tjeter kerkese e Prokurorise se Pergjithshme ka qene edhe ruajtja e institucioneve te prokurorise me roje private. Kerkojme qe per vitin 2011 te shtohen edhe 64 mije leke ne artikullin 602 per Prokurorine e Pergjithshme per te perballuar ruajtjen e 31 objekteve qe kemi ne dispozicion tha perfaqesuesi i prokurorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›