E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla Kane mbyllur ceshtje ku diskutoheshin qindra mijera euro

ILDKP akuzon ashper per neglizhence prokurorine dhe gjyqesorin

Drejtuesi i Inspektoratit te Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla kerkoi gjate fjales se mbajtur dje ne konferencen antikorrupsion bashkepunimin e prokurorise dhe te gjykatave ne kete lufte me sfida te shumta. Duke folur per veprimtarine e institucionit qe ai drejton Llalla shprehu shqetesimin se ceshtjet qe i kalohen prokurorise nga ana e inspektoratit nuk marrin vemendjen e duhur. Inspektorati i Larte ia ka referuar organit te prokurorise per fillimin e ndjekjes penale ne ngarkim te ketyre subjekteve dhe per te vijuar procedura te metejshme ne gjykate. Duhet te ndalem pikerisht ne kete moment pasi verehet me shqetesim se ceshtjet e referuara nga ILDKP-ja nuk trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet e drejtesise. Eumlshte fakt se numri i zyrtareve te ndeshkuar per situata korruptive eshte shume i vogel gje e cila ndikon negativisht ne performancen e institucioneve shteterore theksoi Llalla perpara pjesemarresve te panelit. Sipas Llalles ne disa raste prej organeve te drejtesise jane pushuar ceshtje qe kane pasur ne shqyrtim pasuri ne dhjetera ose qindra mijera euro te padeklaruara prej zyrtareve ose te pajustifikuara prej tyre me burime te ligjshme. Ceshtjet ne pergjithesi jane pushuar duke iu referuar anes subjektive pra me pretendimin se subjekti nuk ka pasur qellim ti fshehe apo te mos i deklaroje pasurite ne nje kohe qe nuk shqyrtohet thelbi i problemit menyra se si jane krijuar keto pasuri theksoi drejtuesi i ILDKP-se duke shprehur pakenaqesine e tij te hapur ndaj punes se prokurorise dhe gjykatave ne vend. Sipas Llalles Inspektorati i Larte aktualisht ka mbeshtetje te madhe tek opinioni publik dhe pikerisht ne respekt te qytetareve eshte angazhuar maksimalisht ne zbulimin e situatave korruptive ne administraten publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›