E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Te ardhurat per mbrojtjen nen 2 te GDP-se

Raporton Imami Buxheti i mjaftueshem per modernizimin e ushtrise

Buxheti i Ministrise se Mbrojtjes eshte nen 2 te GDP-se. Ky ishte shqetesimi i opozites ne Komisionin e Sigurise gjate raportimit te ministrit te Mbrojtjes Arben Imami. Dy ish-ministra te mbrojtjes aktualisht anetare te Komisionit te Sigurise debatuan dje per buxhetin e Forcave te Armatosura. Ilir Gjoni dhe Gazmend Oketa komentuar ceshtjen e 2 si kusht i kerkuar nga NATO per Shqiperine. Pranohet per here te pare qe 2 i GDP eshte nje objektiv qe nuk u pergjigjet kushteve dhe mundesive tona tha ish-ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa deklaroi gjate fjales se tij se edhe pse qeveria e ka vleresuar cdo vit buxhetin ndaj ushtrise duke dhene 2 per qind te GDP-se prej dhjete vjetesh nuk eshte harxhuar me shume se 1.5 per qind. Ndaj dhe ulja e buxhetit poshte 2 perqindeshit per kete vit nuk do te vihet re. Por serish ne replike ish-ministri Gjoni anetar i PS-se ne Komisionin e Sigurise beri me dije se Kur flasim per nivelin e Forcave te Armatosura themi qe jemi ne standardet e NATO-s por kur vjen puna te trajtimi i ushtarakeve tane behet fjale per nje standard me te ulet. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se buxheti per Ministrine e Mbrojtjes eshte i mjaftueshem dhe do te perdoret kryesisht per modernizimin e ushtrise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›