“Prokuroria më bëri presion, s’jam vrasës”
08/07/2009 Banda e Cërrikut, ish- kryetari i PS-së, Met Bozi, mohon akuzat që i janë ngritur
Për të tërhequr viktimat tek i pandehuri, u përfshinë edhe misionaret e “Nënë Terezës”
TIRANË- Ka vazhduar për më tepër se katër orë procesi gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për masakrën e Cërrikut. Që në orën 9.00 të ditës së djeshme, në qendër të pyetjeve dhe debateve mes palëve ka qenë i pandehuri Met Bozi, ish- kryetar i Partisë Socialiste në Cërrik. Ai është akuzuar për pjesëmarrje në ngjarje dhe për bashkëpunim me pjesën tjetër të grupit. Madje një prej të penduarve Bujar Buzani e ka quajtur organizatorin e masakrës. Por dje i pandehuri Met Bozi mohoi gjithçka. Ai tha se më 24 korrik 2007 kur është marr në pyetje nga Prokuroria i është bërë presion për të treguar edhe ato gjëra që nuk ka parë dhe dëgjuar. Dje Bozi deklaroi se është përfshirë rastësisht në ngjarje në momentin kur ka kaluar për të shkuar në shtëpi nga puna. Po kështu ai shpjegoi se atë ditë në datë 23 maj 1997 ka parë një blind në mes të qytetit që po nxirrte tym nga kapaku. Së bashku me një qytetar të Cerrikut ka hipur në blind dhe prej andej ka nxjerr kufomën e dytë që ndodhej brenda sepse e para ishte nxjerr nga të tjerët. Bozi sqaroi se kufomat i kanë mbajtur për rreth dy orë para kinemasë në pritje të ambulancës e më pas i kanë nisur drejt Elbasanit. Një deklaratë tjetër e po asaj dite u bë nga Bozi edhe për një punonjës të Gardës që ishte plagosur. I pandehuri sqaroi se rastësisht ka takuar një shok, i cili i ka kërkuar ndihmë për të nisur drejt spitalit të Elbasanit një punonjës garde të plagosur. Më pas ai shtoi se nuk e njihte, por pasi ka pyetur shokun e tij ka mësuar se i plagosuri ishte nga Laçi. Për shumë deklarime të dhëna dje në sallën e gjyqit, Bozi u kundërshtua nga prokurori Anton Martini. Sipas Martinit, Met Bozi gënjen kur deklaron se ka qenë rastësisht në ngjarje, pasi ka dhënë deklaratën e mëparshme, e cila u kundërshtua. Prokurori e pyeti Bozin nëse misionaret e Nënë Terezës kanë shkuar tek ai për të ndërmjetësuar tërheqjen e dy viktimave të nxjerra nga blindi. Një debat u krijua edhe mes të pandehurit Met Bozi dhe të penduarit Bujar Buzani. Met Bozi tha gjatë seancës se kishte dëgjuar që granatën e kishte hedhur Sokol Buzani mbi blind. Por ka ardhur menjëherë reagimi i vëllait të Sokol Buzanit. “Nëse vëllai im do të ishte gjallë, ky nuk do të kishte guxim të përmende emrin e tij. Tani që është i vdekur këta thonë se granatën e hodhi Sokol Buzani. Më thuaj Met Bozi kush i vrau policët në Cërrik dhe kush e bëri gjithë atë masakër?”. Ky është reagimi i të penduarit Bujar Buzani në seancën e djeshme. Por pas këtij reagimi të gjithë të pandehurit e tjerë kanë reaguar duke e deklaruar të marrë. Ndërhyrja e gjykatës ka qetësuar të pandehurit, të cilët më pas kanë drejtuar pyetje ndaj Met Bozit. Prokurori Anton Martini i drejtoi disa pyetje të pandehurit Met Bozi me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe sqarimin e pozicionit të tij.
Cërriku, i penduari Bujar Buzani përplaset me pjesën tjetër të grupit
Dëshmia që “fundosi” të akuzuarit e masakrës
TIRANË – Bujar Buzani, i rrethuar nga forcat e policisë, nuk lejohet të kontaktoi me pjesën tjetër të të pandehurve. Ai që provokoi një përplasje të vogël në seancën e djeshme ishte i pandehuri Met Bozi. Pasi dha dëshminë e tij dhe deklaroi se është përfshirë rastësisht në ngjarje, Met Bozi përmendi edhe emrin e vëllait të të penduarit, Sokol Buzani, i cili ka vdekur. Kaq është dashur që i penduari Bujar Buzani të ngrihet edh enjë herë në seancë dhe të reagoi kundër të tjerëve. “Ju thoni se nuk keni qenë i përfshirë në ngjarje. Po kështu ju thatë këtu se granatën mbi blindin e Gardës së Republikës e hodhi Sokol Buzani. Po të ishte gjallë Sokol Buzani nuk do t’ia përmendnit emrin atij. Meqenëse ju nuk pranoni se keni qenë në ngjarje më 23 maj 1997. Mund të thoni se kush e organizoi atë ngjarje dhe kush i vrau gardistët”. Ky ishte reagimi i djeshëm i Bujar Buzanit, i cili më pas ka sjellë edhe reagime të të pandehurve të tjerë. Të gjithë e quajtën të marrë dhe i thanë gjykatës se ai nuk di asgjë për ngjarjen dhe se është paguar nga Prokuroria për të folur kundër tyre. Bujar Buzani është tashmë në listën e personave të penduar dhe përfiton mbrojtje të posaçme nga akuza. Por kundër tij janë hedhur të gjithë. Madje ata e kanë kërcënuar edhe hapur gjatë seancës gjyqësore. Buzani ka rrëfyer për ngjarjen e rëndë dhe ka akuzuar direkt ish- kryetarin e PS-së, Met Bozi, në atë kohë në Cërrik se ka qenë organizator i ngjarjes. Po kështu ai ka treguar se kanë qenë persona të shumtë që kanë ndërhyrë tek Met Bozi për të liruar viktimat e asaj dite pasi u nxorën nga blindi.
Të pandehurit
Tomor Buzani
Bujar Buzani
Entel Gashi
Met Bozi
Llazar Bicja
Arjan Toska
Roland Xhepaxhiu
Alban Toska
Skënder Cani