E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merren ne pyetje aksioneret e Vision Construction

Njesia e specializuar kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ne Prokurorine e Tiranes Task Force ka vijuar marrjen ne pyetje ne cilesine e deklaruesve te dy biznesmeneve te tjere mes gjashte aksionereve ne firmen lsquoVision Construction.

Ndryshe nga biznesmeni Rrahman Selmanllari shqiptaro- maqedonasi Ylber Cami ka hyre pa patur ne krah ndonje avokat duke dhene detaje para prokuroreve te task force Ardian Braho dhe Valentina Prenci qe prej ores 1000 te mengjesit deri ne nje te drekes.

E gjate ka qene seanca e pyetjes edhe per biznesmenin tjeter ndertues Kujtim Hasa. Burime te sigurta te Top Channel pohuan se dy aksioneret i kane qendruar linjes se bashkimit me njeri-tjetrin per berje biznesi duke anashkaluar keshtu deklaraten e deputetes demokrate Albana Vokshi e cila jave me pare akuzoi ne emer te bashkejetuesit te saj Arjan Tartari se Dritan Avllajt i ishin dhene 20 perqind te biznesit ne formen e rryshfetit ne menyre qe te garantonte lejet e ndertimit nga bashkia.

Grupi hetimor ka qene teper i rezervuar dhe nuk ka dhene asnje detaj mbi seancat e gjata te pyetje pergjigjjeve per llogari te hetimeve te celura kryesisht gjate betejes se deklaratave nga kampi demokrat duke akuzuar bashkine per afera korrupsioni me lejet e ndertimit dhe nga ana e socialisteve per abzuime me koncensionet e HEC-eve. Por ndersa pritej qe sot te merrej nje deklarate tjeter e konsideruar teper e rendeishme nga biznesmeni tjeter Arjan Tartari ai nuk u paraqit ne organin e akuzes megjithe orarin e caktuar ne oren 1300.

Burimet pohuan se kishin marre pergjigjje nje dite me pare se Tartari ndodhej jashte shtetit dhe gjate verifikimit ne server gjate mbremjes se kaluar eshte konfirmuar qe ai eshte kthyer ne Shqiperi. Megjithate ne pritje qe biznesmeni te clodhet nga rruga e gjate pertej kontinentit hetuesit thane per Top Channel se Arjan Tartari pritet te vije kete te merkure per te dhene deklarimet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›