E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pushon hetimet ndaj babait të Sajmir Tahirit

Bashkim-Tahiri-gjatë-seancës-së-djeshme-gjyqësoreProkuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj babait të deputetit socialist, Sajmir Tahiri.

Bashkim Tahiri u arrestua me bujë nga Policia e Shtetit, që deklaroi se kishte goditur një rrjet të kontrabandës së ilaçeve.

Por siç raporton Shqip, prokuroria mbeti e befasuar nga një arrestim i tillë, sidomos kur ai u bë në kushtet e flagrancës.

Prokuroria thotë se nuk janë gjetur prova për këtë çështje, ndaj ka vendosur pushimin e hetimeve.

Bashkim Tahiri u arrestua në muajin mars, ndërkohë që mënyra se si e realizoi policia këtë arrestim, ngriti pikëpyetje për një sfond politik.

Farmacisti Tahiri u arrestua me një sasi të vogël ilaçesh në çantë.

Prokuroria kërkoi lirimin e tij nga burgu, ndërsa vuri re një seri shkeljesh procedurale në veprimet e policisë për arrestimin e Tahirit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›