E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrënimi që lë pas Berisha/ Anulohen tenderat, Bode kërkon shkurtimin e pagave dhe pensioneve (!)

Berisha-Bode1Rrënimi ekonomik që lë pas kjo qeveri do jetë i madh!

Siç raporton e përditshmja Panorama, qeveria ka bërë shkurtime të dhimbshme në buxhet.

Që tani ka nisur anulimi i tenderëve.

Janë ndërprerë të gjitha investimet në rrugë dhe shkolla si dhe janë anuluar tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka mbetur pa roje si pasojë e këtyre masave drastike. Po ashtu kjo ministri ka anuluar edhe tenderin për blerje letre.

Deri më tani qeveria e Sali Berisha ka marrë hua 93 përqind të parave që i lejohen.

Në këtë mënyrë, qeveria e re nuk do ketë më çfarë të marrë borxh.

Por kulmi ka arritur me propozimin e Ministrisë së Financave për të shkurtuar pagat e pensionet, pavarësisht se ato u rritën me bujë nga Berisha pak ditë më parë.

Kjo ministri thotë se çështjen e rritjes së pagave duhet ta marrë në dorë qeveria e re./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›