Tom Doshi: Berishës i pata thënë që unë do ia firmos ikjen nga pushteti
Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, në një intervistë për Shekullin, thotë se hapja e kutive për këtë qark është e paligjshme pasi duhen të jenë të paktën pesë anëtarë të KQZ.
Sipas tij, koalicioni i majtë është 9 mijë vota para koalicionit të djathtë dhe ky rezultat nuk mund të ndryshohet, pasi maksimumi mund të ketë ndonjë gabim njerëzor tek votat.
Duke komentuar deklaratat e Berishës për blerje votash, Doshi thotë: Kryeministrit Berisha ia kam thënë edhe gjatë fushatës që unë do tia firmos ikjen nga pushteti dhe ikjen më të madhe e ka pasur në qarkun e Shkodrës.
Sipas Doshit, Berisha po mundohet të mashtrojë shqiptarët sikur i janë vjedhur votat.
Partia Socialiste nuk ka vjedhur ndonjëherë votat. Por gjithmonë Berisha i ka vjedhur votat./ep