E Diel, 1 Nëntor 2026

"Prokuroria të hetojë për Durrës-Kukës"

Në emër të opozitës shqiptare, Edi Rama kërkoi dje publikisht shpjegimin e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me atë çka e cilëson mosmarrje, ende sot e gjithë ditën, të hapit për të hetuar batërdinë që po ndodh në rrugën Durrës-Kukës, ku përveç shembjes së pranuar zyrtarisht të tunelit, po vihen re shenja shembjeje në pjesë të shtratit të rrugës. "Çfarë pret prokuroria për të marrë provat në vend dhe për të hetuar arsyet e këtyre shembjeve? Heshtja e zgjedhur prej saj për këtë çështje është e pajustifikueshme dhe zgjatja e kësaj heshtjeje bëhet fajësuese për organin e akuzës", theksoi Rama. Prokuroria, shtoi ai, është padyshim nën një presion të madh, thuajse mafioz, për të mbyllur sytë para malit të skandaleve të këtij pushteti, por nuk mundet në asnjë mënyrë të braktisë rolin e vet kushtetues e ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›