Agolli: Truallin e shiti Këshilli Bashkiak
Bashkia e Tiranës hodhi poshtë dje deklarimet e Kryeministrit për shitjen e truallit në qendër të Tiranës në shkelje me ligjin. "Këto ditë keni qenë dëshmitarë të një vale të re gënjeshtrash, të kombinuara kësaj radhe midis qeverisë dhe Parlamentit, me synimin e vjetër të përbaltjes së Bashkisë së Tiranës", u shpreh Dritan Agolli. Bashkia e Tiranës, si gjithmonë, tha ai, baltës së politikës do t‘i përgjigjet me fakte dhe dokumente zyrtare, që provojnë se përfaqësuesit e qeveri-parlamentit gënjejnë në mënyrë shumëfishe. "Gënjejnë kur thonë se kryetari i bashkisë e ka shitur tokën në favor të shoqërisë ‘Tajvan‘ sh.p.k. Shoqërisë "Tajvan" i është shitur një sipërfaqe toke për efekt legalizimi, nga ana e Këshillit Bashkiak, me vendim nr. 2, dt. 17 shkurt 2005. Madje, në bazë të ligjit, shitblerja e trojeve kërkon shumicë të cilësuar dhe ky vendim është miratuar me 71% të votave, duke marrë dhe votat pro të një pjese të mirë të anëtarëve të koalicionit të Partisë Demokratike", sqaroi Agolli. Së dyti, shtoi ai, gënjejnë kur thonë se ligji nuk e lejonte shitjen e tokës dhe bashkia e ka bërë në shkelje të tij. "Këtu kemi ligjin nr. 9209, neni 2, pika 11 e të cilit përcakton se në rastin e trojeve publike, për efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli Bashkiak apo i komunës. Për sqarim, po për efekt legalizimesh, sot qeveria po shet toka anembanë Shqipërisë", u shpreh Agolli. Gënjejnë miliona herë, shtoi ai, kur thonë se bashkia ka shkaktuar dëm miliona euro, pasi çmimi është në kundërshtim me ligjin.
"Këtu kemi relacionin e administratës, përcjellë nga kryetari i bashkisë, Këshillit Bashkiak, ku i propozohet që çmimi të përzgjidhet në një nga dy mënyrat; sipas përcaktimit të ligjit, apo me ngritjen e një komisioni nga këshilli për përcaktimin e çmimit të tregut", tha Agolli. Bashkia e Tiranës deklaron se agresioni verbal ndaj saj thellon më tej konfliktin midis pushtetit vendor dhe atij qendror, si dhe e konsideron të papranueshëm dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Kartës së Autonomisë Vendore, sulmin për denigrimin dhe dëmtimin e imazhit të pushtetit vendor nga ana e qeverisë dhe Parlamentit të Shqipërisë.