E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria te hetoje urgjent aferat korruptive te Edi Rames

06-10-2010 / Gazeta 55

Deputeti Flamur Noka thote se para syve te shqiptareve ndodhet korrupsioni lakuriq i Mr. 20 per qindeshit

Deputeti i PD-se Flamur Noka ka kerkuar nga organi i akuzes nisjen e hetimeve per akuzat per korrupsion ndaj kryetarit te bashkise Tirane Edi Rama. Ligjvenesi demokrat theksoi se prej shume ditesh qytetaret shqiptare kane para syve korrupsionin e zhveshur lakuriq pas zbardhjes se skemes se perfitimit 20 per qind qe eshte filozofia e shpikur dhe e drejtuar nga Edvin Kristaq Rama. Ata me te drejte presin reagimin e institucioneve te shtetit ndaj kesaj mega-afere korruptive vetem nje segment i se ciles shkon ne 100 milion euro. Tashme faktet jane ne driten e diellit qe nga kontrata ku eshte futur 20 per qind i Leprit te Rames e deri te projekti me pallate 35-kateshe te Liqeni. E gjitha kjo eshte bere ne funksion te pjeses qe zhvat prej saj Edvin Lepri. Ndaj me te drejte qytetaret pyesin cfare duhet te ndodhe me qe organet e specializuara te veprojne kunder kampioni te pamposhtur te korrupsionit dhe Leprave te tij Cfare provash te tjera duhen per te cuar para drejtesise Mister 20 per qindeshin dhe nje prej seksereve kryesore te tij Ndaj duke u bashkuar me shqetesimin e ligjshem dhe pritshmerine e larte te publikut presim nga prokuroria qe te nise pa vonese hetimin dhe te coje sa me shpejt ne banken e te akuzuarve si lsquoLeprat qe brejne pa meshire parate e korrupsionit te bashkise se Tiranes ashtu edhe ustain e tyre deklaroi deputeti i Partise Demokratike Flamur Noka. Selia blu ka denoncuar prej me se dy muajsh ngjizjen ne bashkine e Tiranes te klaneve mafioze per te demtuar biznesin ne vecanti dhe qytetin ne teresi. Faktet domethenese per perfshirje te Edi Rames ne skemat korruptive te gjobvenieve antiligjore jane sa tronditese aq edhe ngacmuese per te bere te paditurin.
Ndaj ne kujtese te Prokurorise se Pergjithshme shqyrtimi i atyre dokumenteve dhe deshmive te investitoreve jane te mjaftueshme per te hedhur drite mbi hapin e pare te hetimeve qe sigurisht do te ishte therritja e kryebashkiakut ne zyren e akuzes per te dhene shpjegimet e duhura.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›