Dorezo vullnetarisht imunitetin je zene mat duke shkelur Kushtetuten
PD konfirmon qendrimin ndaj Ilir Beqjes
Partia Demokratike ka konfirmuar dje qendrimin e saj se deputeti socialist Ilir Hamit Beqja duhet te pranoje ne Kuvend dorezimin vullnetar te imunitetit te deputetit. Pas kerkeses publike te deputetes Mesila Doda ka qene Osman Metalla sot qe i ka kujtuar edhe njehere socialistit Ilir Beqja mbi te rendojne akuza faktike per shkelje te ligjit dhe Kushtetutes se vendit. Gjate nje konference per shtyp Metalla theksoi se socialisti eshte i zene mat pasi ka perfituar shumen e 240 milione lekeve nga fondet publike.
Tashme u bene disa dite qe nje grup deputetesh te grupit parlamentar te Partise Demokratike kane depozituar kerkesen per nderprerjen e mandatit te kolegut socialist Ilir Beqja i cili eshte kapur ne flagrance duke shkelur kushtetuten e vendit. Perballe provave dhe fakteve te qarta te bera publike dhe qe jane bashkangjitur kerkeses qytetaret sigurisht qe presin doreheqjen e parevokueshme te zotit Beqja. Do te ishte minimumi qe mund te bente ky zoteri i cili gjate ushtrimit te mandatit te deputetit ka perfituar fonde publike ne dhunim te hapur te kushtetutes dhe te ligjeve te vendit deklaroi gjate deklarates se tij Metalla.
Ai theksoi me tej se vetem filozofia korruptive e 20 per qindeshit mund te te lejoje te gllaberosh parate e taksapaguesve shqiptare dhe as te mos turperohesh per kete.
Zoti Beqja vetem filozofia korruptive e 20 per qindeshit te Edvin Rames mund te te lejoje qe te fusesh duart tek parate e taksapaguesve shqiptare dhe te mos kesh asnje ndjenje turpi per kete. Vetem psikologjia e bllokmenit te ri mund te te shtyje qe te qendrosh ende ne detyre megjithese je kapur mat duke thyer kushtetuten dhe rregullat e tjera te shtetit ligjor. Zoti Beqja duhet te largohesh sa me pare. Tjeter rruge nuk ke theksoi me tej deputeti demokrat Osman Metalla.
Partia Demokratike prej ditesh me radhe po kerkon doreheqjen e deputetit socialist Ilir Beqja me arsyetimin se ai ka perfituar fonde publike gjate kohes qe ka ushtruar edhe funksionin si deputet.
Tashme thirrja publike ndaj tij eshte qe te dorezoje imunitetin e deputetit per te shkurtuar procedurat ligjore dhe ti hapet rruge hetimit nga organet e akuzes.