Fazllic-Klark i kerkojne Berishes lojerat e fatit

Pa u mbushur 24 ore nga takimi me Damir Fazllic gjenerali amerikan u prit nga kryeministri Sali Berisha
Pasi u miratuan ndryshimet e Ministrise se Financave per ligjin mbi lojerat e fatit shfaqet interesimi per investim ne kete fushe
TIRAN - Pa kaluar as 24 ore nga takimi me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic i cili njihet si i mik i afert i familjes kryeministrore gjenerali amerikan ne pension Uesli Klark pritet nga kryeministri Sali Berisha. Mesohet se ndermjetesues per kete takim ka qene miku i kreut te mazhorances i cili njihet per afrimin e investitoreve te huaj ne Shqiperi.
Pas nje takimi paraprak qe eshte zhvilluar ne nje prej lokaleve te njohur te kryeqytetit Fazllic dhe Klark kane qene te shoqeruar edhe nga nje investitor shqiptar. Te pranishmit kane rrefyer se te tre biznesmenet nga menyra e komunikimit kane shfaqur nje miqesi shume te afert midis tyre.
Pak dite pasi komisioni parlamentar i ekonomise ka miratuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave per ligjin mbi lojerat e fatit gjenerali amerikan shfaqi interesimin e tij te drejtperdrejte per investim ne kete fushe.
Lajmi behet i ditur nga vete zyra e shtypit e kryeministrise e cila sqaron se gjenerali Klark ndodhet ne Shqiperi per ti prezantuar kryeministrit Berisha nje projekt-propozim te rendesishem ne fushen e qeverisjes elektronike. Sipas tij reformat e ndermarra nga qeveria e shqiptare kane ngjallur interes te madh tek grupe te njohura biznesi nga Amerika dhe Kanadaja.
Ai u shpreh se ishte njohur me perpjekjet e qeverise shqiptare per te perdorur sistemin elektronik ne shume fusha me qellim rritjen e transparences dhe eficences se veprimtarise se saj dhe se projekti qe ai propozon eshte ne linje me reformat e filluara.
Gjate takimit Gjenerali Clark i prezantoi Kryeministrit Berisha nje sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi te lojerave te fatit i cili garanton transparence dhe eficence ne procesin e funksionimit te lojerave te fatit elektronike si dhe vjeljen reale te taksave nga ky lloj biznesi.
Si rezultat i aplikimit te ketij sistemi rriten me shume se 100 milione te ardhurat e pavjelura nga lojerat e fatit on-line akoma te pakontrollueshme. Ky eshte nje tjeter funksion qe rrit transparencen e biznesit ndaj autoriteteve te mbledhjes se taksave dhe qe siguron kontrollin e plote dhe eficent te ketij sektori biznesi - sqaron zyra e shtypit e kryeministrise.
Nga ana e tij Berisha e falenderoi gjeneralin Clark per interesin qe ai tregon per mbeshtetjen e biznesit dhe investimeve te huaja ne Shqiperi si dhe per pjesemarrjen e tij aktive ne bordet drejtuese te ketyre bizneseve ne favor te investimeve ne Shqiperi. Ne kete kontekst kreu i ekzekutivit u shpreh se qeveria shqiptare si dhe ajo e Kosoves e vleresojne gjeneralin Uesli Klark per kontributin e dhene me pare dhe per kontributin e tanishem.
Kryeministri i prezantoi gjeneralit Klark situaten e qeverisjes elektronike reformat e ndermarra ne kete fushe si dhe e falenderoi per projekt-propozimin i cili shton kontributet ne fushen e sherbimeve dhe veprimeve on-line. Kryeministri u shpreh se projekti do te shqyrtohej dhe vleresohej konform ligjeve dhe rregullave ne fuqi nga ministrite perkatese - sqaron zyra e kryeministrit.
Per here te pare Berisha eshte takuar ne zyren e tij me nje kryetar te Gjykates Kushtetuese
Berisha-Dedja Kam besim te Gjykata Kushtetuese
Kryeministri Berisha priti ne takim kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Deden. Kryeministri theksoi rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore. Kreu i qeverise u shpreh se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik.
Nga ana e tij kreu i kesaj gjykate Bashkim Dedja shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garante e Kushtetutes i lirive dhe te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik si dhe ndau te njejtat konsiderata ne lidhje me rendesine e konsolidimit te metejshem te pavaresise dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise ne teresi.
Kreu i qeverise ka pasur nje konflikt te fshehte me Gjykaten Kushtetuese e cila i ka rrezuar kesaj mazhorance disa projektligje midis te cileve edhe marreveshjen per kufirin detar me Greqine.
Takimi
Haxhinasto ministrit izraelit Shqiperia kerkon paqe dhe siguri
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi dje nje takim me Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Inteligjences dhe te Energjise Atomike te Shtetit te Izraelit Dan Meridor. Ne kete takim u vleresuan marredheniet e mira te bashkepunimit mes Republikes se Shqiperise dhe Izraelit dhe u shpreh gatishmeria per te zhvilluar me tej kete bashkepunim ne fusha me interes te ndersjelle kryesisht ne drejtim te shkembimit te vizitave te nivelit te larte konsultimeve politike bashkepunimit ekonomik arsimor kulturor etj.
Ne kuader te bashkepunimit ekonomik Haxhinasto shprehu besimin se ngritja e Komisionit te Perbashket Nderqeveritar per Bashkepunimin Ekonomik do te sjelle nje interes te ri per investimet e kompanive izraelite. Me tej ai theksoi rendesine e njohjes se Pavaresise se Kosoves nga Izraeli nisur dhe nga Opinioni i dhene nga GJND.
Ne kete kontekst kreu i diplomacise shqiptare nenvizoi se ky vendim do te kontribuoje ne forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone. Marredheniet mes Izraelit dhe Shqiperise jane forcuar se tepermi gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pas saj. Shqiperia ishte i vetmi vend ne bote qe nuk pranoi ti dorezoje amerikaneve asnje cifut madje i mbrojti ata duke i dhene strehim. Pas luftes Shqiperia ishte vendi i vetem ne bote ku nuk ekzistoi ne asnje cast antisemitizmi. Per kete qendrim te vendit tone zyrtaret izraelite kane shprehur mirenjohje te thelle.
Lobimi
Deputetet e PDU-se dhe Kirk bisedojne per ceshtjen came
Deputetet e Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri takuan dje ne Chicago kongresmenin Mike Kirk dhe i dorezuan atij dosjen me materialet per ceshtjen came.
Si nje njohes i mire i situates politike te Ballkanit Kirk diskutoi me Idrizin per situaten ne Ballkan dhe te dy rane dakord se pavaresia e Kosoves eshte nje histori e mbyllur dhe e pandryshueshme dhe se te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni me zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit ne Luginen e Presheves dhe ne Mal te Zi duhet te respektohen ne cdo rast. Me pas dy bashkebiseduesit diskutuam mbi ceshtjen e fundit te pazgjidhur te Ballkanit ate te amerise.
Ne materialet e dorezuar nga kryetari i PDU-se ishin nje sere dokumentesh ligjore qe faktojne kerkesat e PDU-se dhe te gjithe komunitetit cam te Shqiperise. Ne takimin me komunitetin shqiptar te Chicagos merrnim pjese shqiptare nga te gjitha vatrat shqipfolese. Te pranishem ishin perfaqesuesit e te gjitha shoqatave dhe komuniteteve shqipfolese nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe Shqiperia.
Kryetari Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri pasi parashtruan punen njevjetore te PDU-se per promovimin dhe zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare i folen te pranishmeve per planin dhe objektivat konkrete qe ka partia e tyre.
Dade Ministri i Jashtem emeron miqte ne sherbime jashte vendit
Komisioni per Politiken e Jashtme mori ne shqyrtim Projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne memorandumin e Mirekuptimit per organizimin administrimin sigurine financimin dhe plotesimin me personel te Qendres se Perbashket te Informacionit Intelligence Fusion Centre - IFC.
Por deputetja Socialiste Arta Dade shprehu shqetesimin per kriteret e emerimit te eksperteve tane duke akuzuar Ministrine e Jashtme per abuzime ne kriteret e perzgjedhjes. Ministri i Jashtem mund te emeroje kete te doje se ka shume shok dhe emeron ata. Ka raste qe kane ndodhur.
Ne shume raste as punen nuk e bejne tamam - tha Dade. Ndersa ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa theksoi se perzgjedhja do te bazohet mbi kritere profesionale.
Edhe kryetari i Komisionit te Jashtem Beja doli ne mbrojtje te procesit te perzgjedhjes se eksperteve. Kriteret jane te percaktuara besoj dhe nga NATO dhe vendi yne do te coje specialiste ne ate sektor qe ka percaktuar dhe NATO. Nese ka informacione per nje emerim te caktuar le ta therrasim ketu dhe te kerkojne informacione por ne kete rast ne besoj se biem te gjithe dakord - u shpreh Beja.
Nje tjeter projektligj i miratuar nga Komisioni i Jashtem ishte edhe ai Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Mbreterise se Spanjes per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal ne lidhje me tatimin mbi te ardhurat.