E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi ngre komision hetimi per demonstraten e dhunshme Rozeta Rapushi

Komision hetimor per te hetuar veprimtarine e institucioneve shteterore per zbulimin, identifikimin, perballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011. Vendimi, u mor dje ne seancen e jashtezakonshme plenare te thirrur me urgjence ne oren 20:00 te mbremjes. Me 73 vota pro dhe asnje kunder, pasi deputetet e opozites bojkotuan seancen, Kuvendi vendosi ngritjen e hetimit qe per tre muaj pritet te zbardhe veprimtarine e institucioneve per menaxhimin e dhunes ne demonstraten e 21 janarit. Ne relacionin qe i bashkengjitet vendimit, thuhet se nder te tjera, jane djegur dhe shkaterruar plotesisht mbi 15 mjete dhe demtuar dhjetera te tjere. Si dhe se pas largimit nga bulevardi, grupe te dhunshme vazhduan te shkaterrojne, vjedhin dhe vandalizojne objekte te ndryshme. Objekti i hetimit te punes se ketij komisioni do te jete ne detaje se si eshte zbatuar ligji "Per tubimet" ne demonstraten e 21 janarit nga institucionet shteterore sipas kompetencave te percaktuara per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues, si dhe masat konkrete te marra per parandalimin, neutralizimin, pengimin dhe perballimin dhunes gjate ngjarjeve qe shoqeruan tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues. "Hetimi rreth veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit per identifikimin, kapjen dhe neutralizimin, pengimin e ekzekutoreve, identifikimin dhe kapjen e nxitesve dhe organizatoreve te dhunes kriminale", kerkohet ne hetim. Pjese e hetimit do te jene dhe masat e marra nga organet e zbatimit te ligjit per neutralizimin perfundimtar te tentatives per permbysjen me dhune te rendit kushtetues dhe per garantimin e pa prekshmerise se institucioneve dhe te te drejtes per tubim paqesor. Ne seancen e djeshme plenare, kryeministri Sali Berisha, pervec pakenaqesive te hapura tashme ndaj punes se Prokurores se Pergjithshme, shprehu po ashtu pakenaqesi edhe per punen e Sherbimit Informativ Shteteror. "Ne daten 20 janar, nje dite para demonstrates, Sherbimi Informativ Shteteror, i dergoi zero te dhena policise se shtetit. Se cfare u mbylli syte dhe veshet ketij sherbimi, kjo eshte per t'u zbardhur. Po keshtu, asnje nuk eshte marre ne pyetje nga organizatoret e demonstrates, as ata qe thane se na duhen martire, se duhen 13.000 martire dhe as ata qe dhane para, perkundrazi po drekojne me prokurorine", tha kryeministri. Ne kete kuader, kryeministri ftoi ngritjen e hetimit, per te kontrolluar te gjitha mekanizmat e organizimit te ketij puci, duke garantuar se asgje nuk eshte ne rrezik, por demi eshte shume i madh.

Ftesa
Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dje se ka ftuar te gjithe nderkombetaret, trupin diplomatik, qe te ndihmoje ne ekspertizen me te mire, ne menyre qe te zbardhet e verteta e vrasjeve te ndodhura ne demonstraten e 21 janarit.

Projekt-vendim per Komisionin e hetimit

Per ngritjen e komisionit hetimor te Kuvendit per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin, identifikimin perballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011.
Kuvendi i republikes se Shqiperise vendosi:
I. Ngrihet komisioni hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te hetuar veprimtarine e institucioneve shteterore per zbulimin, identifikimin, perballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te
organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011.
II. Objekti i punes se komisionit hetimor eshte:
l. Hetimi rreth veprimtarise se aktoreve te perfshire per zbatimin e ligjit nr. 8773, date..3.04.2001 "Per tubimet" ne demonstraten e dates 21 janar 2011.
b) Hetimi rreth veprimtarise se institucioneve shteterore, sipas kompetencave te percaktuara ne legjislacionin respektiv, per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues, si dhe masat konkrete te marra per parandalimin, neutralizimin, pengimin dhe perballimin dhunes gjate ngjarjeve qe shoqeruan tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues.
c) Hetimi rreth veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit per identifikimin, kapjen dhe neutralizimin, pengimin e ekzekutoreve, identifikimin dhe kapjen e nxitesve dhe organizatoreve te dhunes kriminale.
c) Hetimi rreth veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit dhe masave te marra per zbardhjen e shpejte e te plote te fakteve, ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve, ­ideatoreve, ndihmesve dhe bashkepunuesve, per dhunen dhe tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues.
d) Hetimi i zbatimit te ligjit gjate hartimit dhe ekzekutimit te detyrave ne kuader te planit te masave qe organet shteterore te ngarkuara me ligj pergatiten dhe zbatuan me qellim respektimin dhe garantimin e zbatimit te detyrimit ligjor te mbrojtjes se institucioneve kushtetuese te vendit.
dh) Hetimi per masat e marra nga organet e zbatimit te ligjit per neutralizimin perfundimtar te tentatives per permbysjen me dhune te rendit kushtetues dhe per garantimin e pa prekshmerise se institucioneve dhe te te drejtes per tubim paqesor.
e) Propozimi i ndryshimeve te nevojshme legjislative me qellim realizimin e nje sistemi efektiv te ushtrimit te se drejtes se tubimit paqesor si nje e drejte e pamohueshme ne nje shoqeri demokratike dhe parandalimit e goditjen efikase te dhunes kunder institucioneve shteterore si nje realitet i papranueshem ne nje shoqeri demokratike.
III. Hetimi i komisionit parlamentar nuk shtrihet per ato ceshtje dhe rrethana per te cilat Prokuroria e Republikes se Shqiperise ka filluar, do te filloje procedim penal sipas ligjit.
IV. Komisioni hetimor parlamentar perbehet nga ll deputete. Kryetari i perket Partise
Demokratike. Perberja e komisionit eshte si me poshte:
1. Eduard Halimi Kryetar PD
2. Gent Strazlmiri Anetar PD
3. Mesila Doda Anetare PD
4. Enkelejd Alibeaj Anetar PD
5. Fatos Hoxha Anetar PD
6. Viktor Gumi Anetar PD
Pese anetare i takojne opozites
V. Komisioni e ushtron veprimtarine e tij per nje afat 3-mujor nga miratimi i ketij vendimi.
VI. Ngarkohen Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem te krijojne kushtet e nevojshme logjistike per veprimtarine normale te ketij komisioni.
VII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›