NATO-ja fut Bosnjën në PVA
TALIN-Aleanca i ka ofruar Bosnjës futjen në Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO. Vendimi u mor gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, që po mbahet në Talin të Estonisë.
Kërkesa e Bosnjës ishte hedhur poshtë në dhjetor, për shkak të mospërmbushjes së reformave.
Zëdhënësi i NATO-s deklaroi se nga dhjetori Bosnja ka bërë përparim të dukshëm, përfshi këtu dhe vendimin për shkatërrimin e armatimit të tepërt si dhe të ndihmojë me trupa në Afganistan.
(d.b/BalkanWeb)