E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria vendosi sekuestrimin e dokumenteve

Dy dite me pare prokuroria vendosi te sekuestronte dokumentet. Nje kopje e urdhrit te sekuestros se njesise Task-Force iu derguar Ministrise se Ekonomise ku kerkoheshin te gjitha dokumentet origjinale te privatizimit. Per shkak se dosja eshte voluminoze prokuroria i ka lene disa dite kohe ministrise per te zbatuar vendimin per sekuestrot e dokumenteve te privatizimit.

Nga informacionet e marra paraprakisht akuza thote se cmimi i privatizimit te godines eshte caktuar ne menyre konkrete nga vendimi i qeverise. Sipas prokurorise VKM-ja ka percaktuar qarte cmimin e zones dhe cmimin qe do te aplikohej ne kete privatizim. Prokuroria eshte duke verifikuar nese propozuesit e ketij vendimi te qeverise kane ndjekur si duhet procedurat per caktimin e cmimit te godines dhe te truallit. Hetuesit saktesojne se ceshtja po hetohet ne dy aspekte privatizimin e godines dhe cmimin e truallit. Opozita ka krahasuar cmimet e disa trojeve ne afersi te ish-Ekspozites te cilat jane privatizuar disa here me shume sesa cmimi i vendosur per truallin dhe godinen ne fjale. Sipas deputetit Shalsi pas privatizimit te Ministrise se Ekonomise jane disa biznesmene te lidhur me mazhorancen. Akuza deklaron se ne prokurori do te paraqiten pronaret e tokes dhe biznesmenet pas tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›