E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria zbardh pjesërisht shpërdorimet e bëra në Ministrinë e Punës: Organizonin festa fiktive dhe përfitonin miliona lekë

imagesProkuroria e Tiranës ka zbardhur pjesërisht abuzimet në Ministrinë e Punës, drejtuar nga Spiro Ksera. Kallëzimi është bërë nga kontrolli i Lartë i Shtetit , rreth 20 ditë më parë, para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa njësia Task- Forcë ka kryer veprimet e para procedural , ku përgjegjësia bie direkt mbi shefin e kabinetit , Klevis Bitro.

Megjithëse nuk është marrë i pandehur, burime nga akuza pohojnë se ai ka firmosur mbi disa shkresa për organizimin e aktiviteteve festive nga ministria.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se shumica e aktiviteteve ka qenë fiktive, megjithëse janë paguar miliona lekë.

Ka dyshime se organizimi i këtyre aktiviteteve kishte një faturë prej 40 milionë lekësh të vjetra çdo rast, ndërsa inspektorët e KLSH-së kanë evidentuar se aktivitetet kanë qenë vetëm në letër shkruhet në gazetën “Shqip”./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›