E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi takohet me Berishën, Patozi flet për sharlatanë në garë

olldashi_bashaNdërsa kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do largohet nga detyra e kryetarit të PD, duke lejuar një garë të ndershme për kreun e saj, pikëpyetja më e madhe është nëse vërtet do të ketë një garë.

Një nga emrat më të përfolur për të garuar për kreun e Partisë Demokratike është Sokol Olldashi, i cili siç njofton Zëri i Amerikës, është takuar të hënën me kryeministri me Berishën.

Nuk ka pasur një njoftim në lidhje me këtë takim, ndërkohë që kandidati tjetër, Lulzim Basha, të hënën u hoq si një kryebashkiak me kohë të plotë në punë.

Kurse nënkryetari i PD, Astrit Patozi, përveçse ka folur për faktin se ai nuk do të garojë, tha se ka sharlatanë që duan të përfitojnë nga ky proces.

Duke e ndjerë veten pjesë të kësaj përgjegjësie, unë nuk jam pjesë e këtij procesi; nuk do të kandidoj për kreun e Partisë Demokratike, por mund tju them paraprakisht se do të vlerësoj dhe respektoj çdo kandidaturë dinjitoze e do të hedh poshtë me neveri çdo sharlatan që përpiqet të përfitojë diçka në këtë proces krejtësisht normal dhe krejtësisht demokratik, tha Patozi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›