Prokuroria zbardh torturen e Remziut

Rrembimi dhe torturimi me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha ne vitin 1995 zhvendos Prokurorine e Krimeve te Renda ne terren per te mbledhur provat rreth dosjes qe ishte pa autor qe prej 13 vitesh. Hetuesit kane siguruar deshmite e dy te mbijetuarve te rrembyer nga punonjesit e SHIK-ut se bashku me 42 vjecarin, te cilet kane konfirmuan se ngjarja tragjike ka ndodhur ne bazen e Sherbimit Informativ ne Vain te Lezhes. Ziso Kristopulli, nje biznesmen nga Saranda dhe Avdyl Loshaj, nje patriot i te ndjerit Hoxha, kane konfirmuar gjate marrjes se fundit ne pyetje nga prokuroret se njeriu qe ata njohnin dhe me te cilin kishin miqesi eshte torturuar mizorisht, ndersa i kerkoheshin informacione te ndryshme. Ne ate kohe u deklarua se Hoxha dyshohej si agjent dhe me veprimtari keqdashese, nderkohe qe me pas nuk u dha asnje informacion per fatin e tij. Kristopulli e Loshaj kane rikonfirmuar edhe gjate pyesteve te diteve te fundit ne organin e akuzes, se e kishin pare 42 vjecarin te lidhur kembe e duar, qe ulerinte nga dhimbjet dhe goditej mizorisht.
"Ne na rrembyen se bashku me Remziun, pasi kujtonin se dispononim informacione te mjaftueshme per ato qe kerkonte SHIK-u ne ate kohe. Edhe pse u thame se nuk dinim gje, na rrahen barbarisht dhe torturuan, por per fat te mire mbijetuam", kane deshmuar Ziso Kristopulli e Avdyl Loshaj dy ditet e fundit ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Mbi bazen e deklaratave te tyre ceshtja eshte rihapur per here te dyte nga organi i akuzes, pas mbylljes per shkak te amnistise ne vitin 2003 dhe lirimit te tre prej te ndaluarve. Mesohet se te mbijetuarit kane thene se kishin pare Remzi Hoxhen te goditej barbarisht nga punonjesit e SHIK si ne ambientet e Policise se Tiranes ku ndodheshin zyrat ne vitin 1995, ashtu edhe ne Vain te Lezhes. "Ne degjonim ulerimat e tij dhe se e qellonin here pas here duke i kerkuar informacion, por nuk mesuam kurre per fatin e tij", kane thene Loshaj e Kristopulli.
Por ata kane hedhur dyshimet se 42 vjecari mund te kishte vdekur si pasoje e torturave nga agjentet e sherbimit, te cilet kane perdorur cdo lloj mjeti per torture dhe se Hoxha kishte shendet te dobet. Burime zyrtare te prokurorise konfirmuan rimarrjen e dy te mbijetuarve ne pyetje dhe se shkaku i vdekjes se biznesmenit mund te ishte nje gjendje shoku e tij si pasoje e keqtrajtimit dhe fiziku i dobet. Por aktualisht nuk disponohet asnje lloj informacioni per vendndodhjen e eshtrave te te ndjerit, qe familja i kerkon prej 13 vitesh. Aktualisht jane nen hetim ne gjendje te lire ish kreu i deges se SHIK, aktualisht Drejtori i Tatim-Taksave, Arben Sefgjini, qe ka patur dijeni per ngjarjen, Ilir Kumbaros, ish drejtues ne drejtorine qendrore te SHIK, i arratisur ne Angli prej 11 vitesh, Avni Koldashit, inspektor per zonen e rruges "Siri Kodra" dhe Budion Meces, agjent i thjeshte i sherbimit.
Prokuroria i ndalon te dalin jashte vendit
Prokuroria deklaron se ka marre masat qe personat nen hetim te mos largohen nga Shqiperia, duke u bllokuar pasaportat dhe mbajtur nen vezhgim deri ne perfundim te procesit. Nje prej tyre edhe edhe Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, i cili akuzohet per dosjen "Remzi Hoxha". "Dosja eshte rihetuar dhe derguar ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Per emrat e tjere do te shohim ecurine e procesit dhe te hetimeve", thane burime zyrtare ne lidhje me te dyshuarit qe mund te jene pjese e ngjarjes.