Të mbash gojën
Skënder Minxhozi
Kur sheh këto ditë sesi po zhvillohen ngjarjet në Shqipëri, s’mund të mos habitesh nga intensiteti i pazakontë i dhunës verbale dhe i akuzave gjithfarësh që gël-ojnë në pazarin tonë oriental politik Sherr mes PS e LSI, sherr mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve, sherr brenda opozitës, por sherr edhe brenda maxhorancës. Një shfaqje e shëmtuar e deformimit të karaktereve njerëzore, të cilat po gjuhen publikisht e përditë me topa balte m’u në sytë e opinionit publik. Dhe gjithçka vazhdon në mënyrë ciklike prej vitesh. Ndërrohen fytyrat, emrat, por mbetet në fuqi kodi i urrejtjes, sipas të cilit një armik i mirë është vetëm një armik i asgjësuar.
Kush kujton sesi Berisha dhe Nano, Rama dhe Berisha apo ky i fundit dhe eksponentë të tjerë të së majtës, kanë etiketuar njëri-tjetrin këto vite, do të arrinte mjaft lehtë në konkluzionin se mes këtyre personave nuk duhej pritur më asnjë shkëndijë komunikimi, asnjë akt paqeje apo kompromisi. Kush ka dëgjuar sesi Jozefina Topalli i është drejtuar deputetëve të opozitës para pak ditësh, në mesin e “muajit të mjaltit” mes partisë së saj dhe PS-së, do të besonte se kjo shprepëtimë nga podiumi më i lartë i Kuvendit, do ta prekte jo pak klimën dhe raportet mes dy partive.
Gjepura! Po, po, gjepura! Të gjitha këto mëdyshje “naive”, këto tentativa “mjerane” dhe jashtë mode, për të logjikuar konform asaj që sheh syri dhe dëgjon veshi njerëzor, zhvlerësohen, bëhen hiç, nga transformizmi i klasës tonë politike, nga aftësia e saj për të shkelur mbi fjalën, e pse jo edhe mbi veten. Hakërrimet e Topallit janë vetëm një fraksion i korit të madh të hosanarave që po lëshohen këto orë nga të gjitha anët. Mallkimet “live” të kundërshtarëve nga njëri ekran tek tjetri, jo vetëm që kanë marrë tashmë statusin e një mode të vërtetë, por po shihen në disa raste si karta kryesore që çon drejt suksesit politik. Janë gjithnjë e më të shumtë përfaqësuesit politikë të sotëm, të cilët e kanë përvetësuar plot kënaqësi perverse zejen e ulët të këtij deklamimi publik të mbarsur me urrejtje, delegjitimim dhe denigrim të skajshëm të kujtdo që del nga skema e tyre politike.
Sa herë këta kalorës i kanë hedhur në erë me dinamitin e akuzave, urat mes tyre! Sa herë na kanë ushqyer ditë pas dite me kulturën e urrejtjes për kundërshtarin, duke nxjerrë nga goja çfarë u pillte fantazia e sëmurë e momentit, apo çfarë kishin dëgjuar në kafenenë e radhës! Sa herë lufta e ideve dhe e ofertave politike, është spostuar dhunshëm nga etiketimi ekstrem dhe banal i oponentit, nga sharjet e fyerjet e denja për një mejhane plot me sarahoshë të dehur! Sa herë kemi parë dhe kemi kujtuar se pas kësaj apo asaj seance parlamentare, pas këtij apo atij takimi a mitingu, liderët tanë e kishin prerë një herë e mirë çdo mundësi dialogu e bashkëpunimi të mëvonshëm mes tyre. E pra, sot kemi krijuar mjaftueshëm reflekse dhe përvojë, për të kuptuar se çdo gjë që për momentin duket si një shpërthim tritoli i ngjashëm me Gërdecin e Hiroshimën, përfundon zakonisht në flakë kashte. Domethënë, në një foto familjare, ku të njëjtët persona i buzëqeshin njëri-tjetrit me “ekran të gjerë”, para se të ulen në tryezën ku do ndajnë “plaçkën” e radhës. Ditët e fundit sherrnaja më pasionante po konsumohet mes PS dhe LSI. Kreu i LSI doli në ekran dhe vendosi të mos lerë (thuajse) asgjë të pathënë në marrëdhëniet që ka pasur me Edi Ramën. Biseda private, situata dhe ngjarje që shpesh kishin të bënin pak me politikën e shumë me vetë personat në fjalë, dialogë dhe shprehje që i shkojnë më shumë kronikave të gossip-it, se sa një marrëdhënieje në thelb politike. Të gjitha dhe gjithçka ishin aty. Përveç një gjëje – mbajtjes së gojës, si akt maturie dhe pjekurie politike. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë duket se po bëjnë ndaj Metës dhe LSI e zyrtarë të tjerë të PS, të cilët duket se i janë rikthyer fjalorit të vitit 2005.
Ata që e kanë ndjekur kronologjinë e marrëdhënieve mes dy partive, e dinë mirë se kjo krizë nuk është e vetmja. Para saj ka pasur një periudhë të dukshme ngrohjeje, e cila përkoi me zgjedhjet lokale. Sistemi zgjedhor dhe planet e PS-së për të shkuar drejt një proporcionali që e penalizon partinë e Metës, duket se kanë hedhur në erë paqen formale mes palëve. Megjithatë, çdo gjë e ka një “por” nga prapa. Edhe në kulmin e luftës mes PS e LSI, askush nuk është i gatshëm të verë bast sot, se një ditë këto dy parti nuk do të ulen rreth një tryeze, siç bënë një vit më parë, për të kryer ritin e radhës së negocimit të diçkaje. Të zgjedhjeve apo të pushtetit të nesërm. Kjo, sepse ajo që kemi parë këto vite, na sugjeron t’i marrim me zbritje dhe pa shumë seriozitet shkëndijat dhe mllefi që përflak ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave. Mesa duket ka vend të pyesim nëse ky s’është veçse një teatër i madh aktorësh, të cilët rreken të sugjestionojnë, së pari, njëri-tjetrin e më pas edhe ne të tjerëve. Rama dhe Meta janë të rinj, janë të majtë dhe janë ambiciozë në qëllimet e tyre. Mjaftojnë këto elemente për të supozuar se ata janë të dënuar që të udhëtojnë për një kohë të gjatë jo vetëm duke u shtyrë me bërryla, por edhe duke rënë dakord mes tyre. Pas shout të fundit të Metës, duket sikur kjo e dyta është një mundësi e ngjashme me atë të një meteoriti që godet Tokën. Krejt e pasaktë! Shumë më shpejt sesa e kemi imagjinuar, këta dy burra, sot të ndodhur në ekstremet polare të krahut të tyre politik, mund t’i shohim duke bërë tifo për njëri-tjetrin.
Larg çdo predikimi fals, klasa jonë politike ka nevojë për seriozitet dhe vetëfrenim. Ka nevojë për ta matur fjalën që hedh, sepse fjala është njësia e vetme matëse e një politikani në sytë e opinionit publik. Ka nevojë për frena dhe nerva të forta në shkallët e larta të politikës, pasi po kalohet çdo masë dhe nivel durimi e habie nga ana e publikut, i cili sheh i trullosur sesi të ligjtë e sotëm janë miqtë e nesërm, sesi ajo çka është pështyrë pa hezitim para gjashtë muajve, lëpihet publikisht tani. Një kod i ri komunikimi, një kulturë krejt e ndryshme oponence dhe bashkëpunimi duhet ndërtuar, në mënyrë që kjo përbaltje e shëmtuar brenda racës tonë politike të marrë fund. Shume shpesh thuhet se temperatura dhe fryma polemike është një atribut i kateve të larta të shtetit dhe politikës. Shumë shpesh e dimë se tensioni dhe konflikti në Shqipëri ka përmasat dhe dimensionet e bulevardit qendror të Tiranës. Pjesa tjetër e vendit e përjeton krejt ndryshe dinamikën e ngjarjeve në vend, por nuk është e imunizuar fatkeqësisht nga infektimi që politika i bën të gjithë klimës dhe opinionit publik. Këtu qëndron e keqja, këtu mesa duket duhet të fillojë edhe shërimi. Po kush mund të jetë mjeku në një pavijon, ku mesa duket të gjithë janë të sëmurë?!