Shevcenko, asi i Celsit, vesh tanga!
Lojtari i Celsit, Andri Shevcenko, eshte i njohur per golat e tij te shumte qe shenon nga njera ndeshje ne tjetren. Ai shenon me shume lehtesi dhe e shkund rrjeten me force. Pra, ai eshte nje nga lojtaret me mashkull aty jashte, apo jo? E kunderta me e mire e Devid Bekamit, personi i fundit qe ju do te mendonit se vesh tanga, por, edhe vitin e kaluar disa njerez e pane te nje fushe golfi dhe, sipas tyre, ai kishte veshur nje pale tanga jeshile. Si lojtare qe jane mesuar te godasin nje top, ata njerez e njohen menjehere lojtarin e Celsit. Ai u ul qe te merrte nje top ne grope dhe deshmitaret nuk u besuan syve. Nje pale tanga ne nje fushe golfi eshte dicka e rralle. Per Bekamin, asnje nuk do habitej nese ai do te vishte tangat e gruas se tij, por per nje person si Shevcenko, duket dicka e cuditshme. Por, si per t'i vene kapak dyshimeve, "The Sun", tabloidi prestigjioz anglez, ka botuar nje foto te Shevcenkos ne nje ndeshje te Celsit. Tangat ne foto jane mese te dukshme. Sheva nuk eshte lojtari i vetem qe vesh tanga. Kete e ben edhe El-Haxhi Diuf i Boltonit, Andri Voronin i Liverpulit dhe Stefen Irland i Mancester Sitit.